Zjarrfikësja e Tiranës ka 3 autoshkallë për të shuar zjarret në lartësi, 18 metra, 32 metra dhe më e gjata, 54 metra gati për 20 kate. Por rastin e pallatit 10-katësh tek ish parku i Autobusëve, Kryetari i sindikatës Bledar Bajrami, thotë se për shuarjen e flakëve përdorën shkallën më të vogël. Dhe kjo e ka një arsye.
“Kishim vështirësi rrugën, kemi prerë pemë, kemi larguar betona dhe makina për të hyrë zjarrfikësit, kjo ka qenë në fillimin e situatës. Ne kemi një autoshkallë 54 metra, për gati 20 kate. Autoshkalla që kemi është më e larta në Ballkan por do një hapësirë ajo që të hapi këmbët e të mbahet, ishte e pamundur të futej aty. Shkalla kur rrotullohej për 1 milimeter kapte pallatin tjetër. Nëse do të kishim pasur rrugë, hapësira, do të vinte autoshkalla e madhe e do të mbyllej brenda një ore. Ishte ngjitur nuk kishim si të hynin zjarrfikëset. Nuk kishim si hynin, nuk kishin si lëviznin makinat tona, aty ishte hyrja e parkimit” tha Bajrami për Report Tv.
Efektivi i Forcave zjarrfikëse thotë se për ndërtesa më të larta se 20 kate, siç janë kullat në Tiranë autoshkalla nuk arrin, edhe pse sipas kreut të sindikatës së zjarrfikësve është më e larta në Ballkan.
Për këto kulla shumë katëshe në Tiranës zjarrfikësit thonë se ndërtuesit duhet të sigurojnë këto godina me sistem të fikjes së zjarrit që aktivizohet menjëherë lagia e objektit (me uje) në rast tymi ose nxehtësie por dhe të jenë të pajisura me sisteme antizjarr.
Ky pushtet kriminel e ka një qëllim, vrasjen e shqiptarve më ndihmen e serborusis fashiste …
Përgjigju