Vuçiç duke inaguruar rrugën

Autostrada ‘Paqes’ lidh serbët me shqiptarët! Vuçiç inauguron kilometrat e para të rrugës që lidhen me Prishtinën e Tiranën: Jam shumë krenar

27 Korrik 2023, 07:39| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 07:42

  • Share

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi ditën e djeshme kilometrat e para të autostradës së ‘Paqes’ që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës, raportojnë mediat serbe.

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, -u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd, Emanuel Zhiufre.

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, -theksoi ai.

Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ulsiu: 27/07/2023 18:02

    serbet jane me te kulturuar se ne,,,por politika i fryn urrejtes kot...populli eshte njesoj kudo..ka te mire e te keqinj kudo...

    Përgjigju
  • populli: 27/07/2023 15:27

    Serbet rrace e poshter

    Përgjigju
  • Lexues: 27/07/2023 11:32

    Aty ku kalojne maunet mund te kalojne edhe tanket. Per cfare i duhet Serbise dalja ne Durres? Per tu bere superfuqia ekonomike e Ballkanit, ja per cfare. Kur te kene valute mjaftueshem per te financuar lufte, vendin e mauneve do ta zene tanket. Ujku qimen e nderron por zakonin se harron, na mesonin dikur ne kopesht.

    Përgjigju
  • Beni: 27/07/2023 10:01

    Vetem zhvillimi, mireqenia, bashkepunimi do te sjelle normalitet . Shikoni perpara o njerez dhe sigurisht mos harroni historine . Vendin fqinj nuk e zgjedh dot

    Përgjigju
    • Nikolla: 27/07/2023 14:42

      Ashtu ashte po populli shqiptare ka nje tragjedi te madhe me fqinjet e vet, sidomos serbisllavet.

  • Valter: 27/07/2023 09:29

    Srbija dhe Vuqiqi harrojne qe rruges per ne Shqiperi tek Kristaq Rama figuron dhe shteti i Kosoves,po te mos ishte Kosova ne mes,Shqiperia e Kristaq Rames do ishte bere krahina autonome e Srbise,dhe dalja ne deti per Srbine dhe Rusine

    Përgjigju
    • Patrioti: 27/07/2023 10:15

      Valter...Kosova eshtë pjes e Shqipëris..e shkëputur padrejtësisht në 1912 nga fuqit nacionaliste...Kosova nuk eshtë shtet...po pjes tërsore e Shqipëris..me pak fjalë ëeshtë Shqipëri. Prandaj mos fol për politik të jashtëme..kurr nuk njef politikën e brendeshme.Tung

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?