Avdul Zebi është një ndër mullixhinjtë më të njohur në Peshkopi. Ai e ka hapur këtë biznes 6 vite më parë, fillimisht duke bluar miell misri për përdorim në blegtori. Në rrëfimin e tij për Report Tv, Avduli tregon se gjithnjë e më shumë banorët po i kthehen traditës së bukës me miell të bluar në mënyrë artizanale.
“E nisëm me një mulli. Tani kemi filluar t’i shtojmë së është shtuar dhe kërkesa. Njerëzit i janë kthyer traditës, prodhimit bio. Prodhon e gjithë Zona. Ndihet puna me rritjen e miellit”, tha mullixhiu.
Aktualisht janë në funksion 4 mullinj bloje që punojnë me energji elektrike. Banorët e sjellin misrin nga fermat e tyre dhe e bluajnë kundrejt pagesës 600 lek për kuintal.
“Kam 4 mullinj në punë. Punojnë 6-7 orë. Ato që vijnë në mëngjes për në qytet e mbarojnë dhe këtë punë. Investimi është i vogël, por përkushtimi ndaj punës krijon klientelën. Shërbimet i bëjmë vetë, pasditeve. Kemi një të punësuar me kohë të pjesshme”, tha Avduli.
Me këtë mulli në fshatin Borovjan pranë rrugës nacionale Peshkopi-Kukës, Avdul Zebi prodhohen rreth 16 kuintal miell misri në ditë.