Aventura e frikshme e sportistit, mbetet i bllokuar nën akullin e trashë të liqenit të ngrirë (VIDEO)

14 Shkurt 2022, 08:56| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 08:58

  • Share

Boris Oravec nga Sllovakia  është një sportist profesionist në hokej, “ice cross” dhe crossfit, të cilit i pëlqen të testojë kufijtë e tij dhe të ndajë aventurat me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Në një video e fundit në të cilën 31-vjeçari jo vetëm ka provuar limitet, por i ka tejkaluar ato duke na lënë të gjithë pa frymë.

Llogaria e 31-vjeçarit në Instagram na zbulon dashurinë e tij për sportin, teksa poston vazhdimisht video që e tregojnë duke u stërvitur në palestër, duke notuar dhe duke bërë “magjitë” e tij në akull.

Megjithatë, ka raste kur edhe një sportist profesionist me përvojë mund të gjendet në situata shumë të vështira.

Kur Oravec u përpoq të notonte një distancë në një liqen të akullt në zonën Vysoké Tatry . Plani i atletit të ri ishte të zhytej në ujërat e akullta nga një vrimë në akull dhe të dilte nga një tjetër, disa metra larg, por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishin parashikuar.

Për disa sekonda e gjitha skuadra ishte në panik, ndërsa mundoheshin të thyenin akullin që sportisti të dilte në sipërfaqe.

Fatmirësisht disa momente më vonë artisti arriti të dilte në sipërfaqe.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?