Massimiliano Allegri

Aventura në Europa League, Max Allegri: Juventus do i shkojë deri në fund, s'e di a jemi favoritë

15 Shkurt 2023, 16:37| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 16:39

  • Share

Juventus dhe Nantes luajnë nesër për fazën e 1/16 të Europa League. Ndeshja do zhvillohet në Torino dhe merr jetë në 21:00, teksa për mediat ka folur trajneri i "Zonjës së Vjetër", Massimiliano Allegri. Livornezi sheh ekipin e tij si favorit në këtë përballje, teksa te Juventus ka rikthime.

“Nesër nis rrugëtimi jonë europian në Europa League. U eliminuam në Champions, por është një portë e hapur që mund të na çojë në Champions League vitit të ardhshëm. Pengesa e parë është Nantes e më pas çerekfinalet e me radhë për të kërkuar t’i shkojmë deri në fund kompeticionit", tha fillimisht trajneri i Juventusit.

Livornezi foli edhe për rikuperimet e lojtarëve, me Cuadradon dhe Bonuçin që janë të gatshëm. Pogba dhe Jorge mungojnë, paçka se francezi stërvitet me grupin.

"Cuadrado do të jetë edhe pse nuk është ende 100%. Bonuçi do të jetë, është grumbulluar për të ndihmuar në atmosferën e skuadrës. Më pas janë të gjithë të gatshëm, përveç Pogba dhe Kaio Jorge", vijoi Allegri.

Allegri tha se objektivi i "Zonjës së Vjetër" është që t'i shkojë deri në fund çdo kompeticioni ku merr pjesë.

"Jemi të përqëndruar tek e tashmja, duam të ecim hap pas hapi. Nuk duhet të humbasim absolutisht, duhet të tregojmë forcën tonë deri në fund. Në kampionat, në Kupë dhe në Europë. Po punojmë për të rikuerpuar disa gjëra. Nuk e di nëse jemi favoritë, por Nantes është një skuadër e mirë. Dua të përqafojë fortë lojtarin që humbi fëmijën”, përfundoi Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?