David Domgjoni nuk është më pjesë e Partizanit. Mbrojtësi 28-vjeçar ka konfirmuar përfundimin e aventurës së tij me klubin kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën të kuqve pas një sezoni të plotë.
“Faleminderit Partizani. Ishte privilegj dhe kënaqësi të isha pjesë e këtij ekipi të madh me tifozë të mrekullueshëm. Faleminderit presidencës, trajnerëve dhe gjithë bashkëlojtarëve, ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Domgjoni në mesazhin e tij të lamtumirës.
Qendërmbrojtësi u bashkua me Partizanin në shtator të vitit të kaluar dhe zhvilloi 22 ndeshje në kampionat gjatë sezonit 2024-25, duke qenë një prej titullarëve të rregullt në prapavijë.
Largimi i Domgjonit vjen pas atyre të Taipit dhe Osmanllarit, duke e çuar në tre numrin e futbollistëve që kanë mbyllur marrëdhëniet me Partizanin në fillim të merkatos së verës. Klubi pritet të nisë një fazë të re rindërtimi nën drejtimin e drejtuesve aktualë dhe trajnerit Gega, ndërsa lëvizjet në hyrje e dalje pritet të intensifikohen në javët në vijim.
Komente
