Bukuritë e rralla të Parkut Kombëtar të Valbonës do të shijohen nëpërmjet helikopterit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga magjia që të dhuron Valbona, ndërsa shkruan se kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë.
"Valbonë, Tropojë - Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve. Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre" shkruan Rama.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi dje një vizitë në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku promovoi turizmin dimëror si dhe një paketë të re turistike, duke thënë se hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por sjell diçka ndryshe për promovimin e vendit.