Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin Van Persie ka marrë drejtimin e skuadrës holandeze Heerenveen gjatë verë. Megjithatë, karriera e trajnerit të Van Persie ka nisur një fillim të vështirë pasi pa ekipin e tij të pësonte një humbje poshtëruese 9-1 të shtunën ndaj AZ Akmar.
Sezoni është ende i gjatë dhe Van Persie do të ketë kohë për të korrigjuar gjërat përpara se situata të përkeqësohet. Heerenveen përfundoi i 11-ti në Eredivisie sezonin e kaluar përpara se të vendoste të emëronte Van Persie si trajner kryesor.
Një fitore në katër ndeshjet e fundit, këto janë statistikat për ekipin e van Persie.