Vonesa dhe ndryshime destinacionesh nga Shqipëria/ Aviacioni Civil Italian pezullon licensën e kompanisë së fluturimeve 'Fly Ernest'

29 Dhjetor 2019, 13:04| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 20:51

  • Share

TIRANE- Pas datës 13 Janar, avionët e kompanisë së fluturimeve "Fly Ernest", nuk do të ngrihen më në qiell për të fluturuar. Ditën e sotme, Aviacioni Civil Italian ka marrë këtë vendim nisur nga vonesat e shumta të avionëve të kësaj linje që përshkojnë linjat ajore Shqipëri-Itali si dhe Shqipëri-Ukrainë.

Në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacioni Civil Italian shpjegon se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar. Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të mbeten në aeroporte për ditë të tëra, duke humbur prenotimet, por edhe takime të rëndësishme pune.

Ndonëse licenca e tyre është pezulluar prej ditës së sotme, avionët e "Fly Ernest" do të vijojnë punën për shkak të biletave të shitura deri në datë 7 janar drejt Ukrainës dhe deri në 13 Janar drejt shtetit italian. Tashmë ajo nuk ka më të drejtë të shesë bileta, dhe deri në 13 janar do të jetë në monitorim për sjelljen që do të bëjë ndaj pasagjerëve.

Njoftimi i publikuar në faqen e Autoritetit Civil Italian

Në faqen e saj zyrtare, kjo kompani ajrore njofton se pas 13 Janarit do të pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet drejt disa qyteteve italiane, si Milano, Bergamo, Napoli, Bari, Verona, por edhe destinacioneve të tjera.

Njoftimi në faqen e Fly Ernest për pezullimin e fluturimeve pas 13 janarit

Vetëm një javë më parë, Shqiptarja.com denoncoi vonesat e kësaj linje ajrore të nisur nga Tirana drejt Bergamos. Avioni që duhet të ishte nisur në orën 16:30, u ngrit në qiell pas 10 orësh, në 02:50 të mëngjesit.

Një ditë para nisjes qytetarët ishin lajmëruar se fluturimi i tyre do të shtyhej në orën 00:30. Por teksa udhëtarët ishin nisur drejt aeroportit për fluturimin e orës 00:30, ata u lajmëruan në momentet e fundit, se nisja nga Tirana për në Bergamo do të bëhej në orën 01:45. Avioni u ngrit në ajër edhe një orë tjetër me vonesë, në 02:50.

Ora 14:39
Pas lajmit në Report Tv reagon Autoriteti Civil Shqiptar: Pezullohet licensa e kompanisë 'Fly Ernest'

1577626873_autoirtet.jpg

Lajmin për pezullimin e licencës së kompanisë së fluturimeve "Fly Ernest", Autoriteti Civil Shqiptar e ka marrë nga Report Tv. Menjëherë pas kontaktit që gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka pasur me kreun e Autoritetit Civil Shqiptar Krislen Keri, ai ka sqaruar vendimin e shtetit italian.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, AAC sqaron se pas datës 13 janar, Fly Ernest nuk do të jetë më në treg.

Deklarata e plote

Nëpërmjet deklaratës për shtyp n. 96/2019 të Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC), njoftohemi se ENAC ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së kompanisë ajrore "Ernest", duke nisur nga 13 Janari 2020.

Pezullimi do të hyj në fuqi më 13 Janar 2020, me qëllim që t'i jap kohë kompanisë për të informuar pasagjerët për anullimin e fluturimeve apo për t’i mbrojtur ata që e kanë prerë një biletë udhëtimi.

Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, "Ernest" nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje. ENAC gjithashtu vlerëson se lejimi i licencës deri në 13 Janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë.

Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet.

Nga ana e tij, Autoriteti i Avicionit Civil Shqiptar, ka vendosur menjëherë kontaktin me autoritetin italian, për të marrë më shumë informacion për situatën e krijuar dhe për planin e kompanisë për mbrojtjen e pasagjerëve që mund të preken.

AAC i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • freq fl: 30/12/2019 13:07

    Ernestin e ka ai qe kishte Belle Air....ja ka mare doren me falimentime ky...sja ka fajin as shteti as askush...e ka mashtrimin ne gjak

    Përgjigju
  • Valiant: 29/12/2019 21:45

    Sa per kulture Fly Ernest ka licence italiane dhe jo shqiptare.

    Përgjigju
  • Vj te Dec grt h: 29/12/2019 21:17

    Shtet leshit

    Përgjigju
  • Luana: 29/12/2019 21:14

    Aviacioni civil shqiptar eshte thjesht mbrojtes i monopoleve mafiose shtetrore.Mos u lodhni kot me komente sepse nuk mendon askush per popull.

    Përgjigju
  • Pepino: 29/12/2019 18:35

    A shtet I korrupruar

    Përgjigju
  • Altini: 29/12/2019 16:43

    Me ne fund drejtesi,kompania qe ja u nxiu jeten shqiptarev.bravo italia skandal shqiperia,me siguri kane marr leket keta tanet qe as u ndien fare.si ka mundesi kjo kompani shet bileta dhe aviacioni shqiptar e ledhaton.turp te korruptuar

    Përgjigju
  • E meriton: 29/12/2019 16:08

    Fly Ernest meriton jo vetem pezullim por ndjekje penale. Gjithnje fluturimet me vonesa mbi 3 ore. Kur ben kerkese per shperblim sipas rregullatores se mbrojtjes se ete drejtave te konsumatorit, ne baze te ligjit (flas per ate italian) as nuk pergjigjen. Heren e fundit angazhova pale te treta, ne rruge ligjore, dhe pergjigjia ishte e paskrupullt: ju eshte dhene per te ngrene ne aeroport ( gje qe nuk eshte e vertete) dhe po te japim nje bonus per ta shpenzuar perseri ne fluturimet e kompanise, dhe asnje sqarim mbi kushtet e bonusit nese kishte afat kohor, mbivendosje vlerash etj. Nga shtatori akoma asnje bonus asnje pergjigje!! Dhe, e fundit, stafi i kesaj kompanie ne Rinas eshte akoma me keq se drejtuesit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/12/2019 16:05

    Nuk ka shtet se po të kishte e kapte pepinon për veshi..

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 29/12/2019 14:33

    Nuk e mar vesh si mund te gabosh destinacionin. Si e gjenin rrugen kto pilotet, me te pytme? Mir qe nuk i kan cuar ne stamboll?

    Përgjigju
  • xXx: 29/12/2019 14:21

    Shyqyr që marrin masa italianët se për këta tanë kjo kompani plehrash e karagjozash mund të punonte dhe 200 vjet...Hajd ta gëzoni viti e ri!!!

    Përgjigju
  • redi: 29/12/2019 14:10

    Ate qe nuk e ben Aviacioni civil shqiptar e ben ai italian.Akoma jemi ne gjume si drejtori,ne nje kohe qe pasagjeret ropaten me ore te tera neper aeroprte deri kur ti teket ketyre kompanive per te fluturuar.Qeveria duhet te shkundi ministrine dhe aviacionin civil dhe ta veje ne sherbim te qytetareve se ato kane votuar per te qene ne pushtet.Mos valle korrupsioni vepron ?

    Përgjigju
    • Feliksi: 30/12/2019 08:22

      Ky dejtori duhet te ishte ne burg me kohe

    • Juli: 29/12/2019 16:20

      Po ti o Redi ende nuk e di ke kane vene drejtor te Aviacionit Civil? Ate qe nen emrin e drejtorit te ministrise se infrastruktures eshte pergjegjes per vdekjen ne aksident te nje nene dhe dy femijeve te saj. Lejoi qe karburanti i te jatit te hiqte barrrietat mbrojtese te rruges. Ende te genjen mendja se do behemi shtet neve?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?