Cristiano Ronaldo ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës me Al Nassr, duke zgjatur qëndrimin e tij në Arabinë Saudite deri në vitin 2027, kur do të mbushë 42 vjeç. Një marrëveshje e jashtëzakonshme nga të gjitha pikëpamjet, që e shndërron portugezin në futbollistin më të paguar në histori.
Sipas 'The Sun', Ronaldo do të përfitojë mbi 500 milionë euro për dy sezonet e ardhshme, me mundësi që shifra të kalojë 600 milionë euro, falë bonuseve dhe përfitimeve të tjera të përfshira në kontratë.
Paga e "mbinatyrshme"
208.4 milionë euro në vit, që përkthehet në 6.5 euro për çdo sekondë të jetës së tij. 28.7 milionë euro bonus nënshkrimi për sezonin e parë. 44.5 milionë euro bonus nënshkrimi për sezonin e dytë.
Bonuse shtesë
4.7 milionë euro nëse fiton titullin e golashënuesit më të mirë në kampionat. 9.4 milionë euro nëse Al Nassr shpallet kampion. 15% të aksioneve të klubit, me vlerë 38.7 milionë euro.
Përfitime personale
Klubi ka marrë përsipër të mbulojë 1.6 milionë euro në vit për shpenzimet e personelit të plotë të familjes së Ronaldos, i cili përfshin shoferë, kuzhinierë, kopshtarë, punonjës sigurie dhe mirëmbajtës shtëpie, gjithsej 16 persona. Gjithashtu, do të ketë në dispozicion një avion privat, me një kosto shtesë prej 4.7 milionë euro në vit.
Komente

imagjinoje me i ngec ora ketit sa lek humb hahahhahah
Përgjigju