Bota

Avioni del nga pista e aeroportit në Norvegji, shpëtojnë për mrekulli 170 pasagjerët! Shkak, moti i keq (VIDEO)

20 Dhjetor 2024, 11:47| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 11:54

  • Share

Norvegji- Avioni norvegjez ‘Air Shuttle Boeing 737-800’ fluturoi në pistën e aeroportit Molde me shpejtësi më të madhe nga ajo e duhura, duke dalë jashtë saj.

Në atë moment ndodheshin më shumë se 170 pasagjerë në bord dhe askush nuk u lëndua.

Pasagjerët zbritën me ndihmën e një rrëshqitjeje emergjente. Pamjet u shpërndanë edhe në rrjetin social X.

‘Aviation Herald’ raporton se linja ajrore tha se aksidenti ishte për shkak të kushteve të këqija të motit, pasi erërat e forta dhe një pistë e rrëshqitshme u raportuan në momentin e uljes.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?