Ditën e djeshme është ulur avioni “Lasgushi”, i pari në Aeroporti e ri të Kukësit.
Marie Poradeci, vajza e shkrimtarit të madh, Lasgush Poradeci emrin e të cilin ka marrë avioni i “Air Albania”, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se i gufon zemra kur sheh avionin që sjellë vaksina dhe çan qiejt e Evropës me emrin e babait të saj në shpinë.
“Jam tmerrësisht e lumtur”, shkruan ajo.
Avioni i parë në Aeroportin e Kukësit është ulur ditën e djeshme me emigrantë nga Londra bashkë me kryeministrin Edi Rama. Ai u nis nga Londra, ndaloi në Rinas dhe më pas u ul në Kukës.