Bota

Avioni luftarak F-35 i Marinës Amerikane rrëzohet pranë Bazës Ajrore Lemoore, piloti i mbijeton për mrekulli përplasjes! (VIDEO)

1 Gusht, 10:44| Përditesimi: 1 Gusht, 11:09

  • Share

Një avion luftarak F-35C ‘Lightning II’ i Marinës Amerikane u rrëzua të mërkurën (30 korrik) pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore.

Sipas një deklarate nga baza, piloti arriti të hidhej në ajër në mënyrë të sigurt dhe i mbijetoi përplasjes. Tani është siguruar edhe video nga vendi i ngjarjes, që tregon avionin të përfshirë plotësisht nga flakët, më shumë se dy orë pas rrëzimit.

Zona përreth u rrethua, ndërsa hetuesit ushtarakë filluan të shqyrtonin rrënojat. Nuk u raportuan të lënduar në tokë. Shkaku i rrëzimit është aktualisht nën hetim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?