Pamje nga vendngjarja

Avioni merr flakë në ajër, bën ulje emergjente në Teksas, minutat e tmerrit të pasagjerëve

18 Gusht 2023, 18:13| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 19:49

  • Share

Pasagjerët e avionit të tipit Boeing 737 në një fluturim të Southwest Airlines përjetuan momente frike, kur pak pas nisjes për në Kankun avioni u përfshi nga flakët, raporton CNN.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, 15 gusht 2023, motori që mori flakë detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në aeroportin William P. Hobby në Teksas.

Sipas videos së publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, një pasagjer ka filmuar incidentin ku shihet se një prej motorëve të avionit ka marrë flakë.

Në një deklaratë zyrtare, Southwest Airlines e pranoi incidentin, duke thënë se Boeing 737 kishte një "problem mekanik menjëherë pas ngritjes" dhe se avioni ishte në tokë për rishikim.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) do të kryejë një hetim të plotë për zjarrin e motorit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?