Një avion i vogël ka humbur kontrollin dhe përfundoi në një fushë golfi në Sacramento, Kaliforni, ndërsa një burrë që po luante aty shpëtojë mrekullisht.
Avioni u ndal pranë një dyqani në kompleksin e golfit Haggin Oaks, i mbajtur nga disa shkallë që ishin aty.
Piloti, i cili ishte nisur nga baza ajrore aty pranë McClellan, deklaroi se kishte pësuar një defekt mekanik, version i cili duket se është konfirmuar edhe sipas asaj që u raportua nga zjarrfikësit që ndërhynë në vendin e rrëzimit.
Piloti ka pësuar vetëm lëndime të lehta, ndërsa lojtari i golfit ka mbetur i padëmtuar.