Avioni që i shpëtoi jetën Leka Zogut të Parë! Kush është ai që dha çdo gjë për mbretin?

10 Maj, 15:00| Përditesimi: 16 Maj, 15:49

  • Share

Do të flasim sot për një figurë që pati ndikim të trashëguar në historinë e Shqipërisë. Për një figurë që është folur gjatë, dyshuar dhe arsyetuar sa më s’ka!

Por përpara se të shkojmë te Leka Zogu i Parë, Avion Dorëzi do të na tregojë historinë e tij në lidhje me Lekën e Parë përballë disa fakteve të jetuara, të njohura nga një publik i ngushtë por jo të thëna në ekran dhe në median e shkruar.

Eljan Tanini: -Pse quhesh Avion, cila është jeta jote?

Avion Dorëzi: -Unë kam një emër të veçantë, quhem Avion Dorëzi!

Eljan Tanini: -Pse një burrë i datëlindjes 1955 quhet Avion?

Avion Dorëzi: -Mua emrin ma ka ngjitur im vëlla që nuk jeton më. Ai në atë kohë ishte përmirësuar nga një aksident. E pyeti mamaja për emrin e vëllait që do të vinte në jetë. Avion tha ai direkt, dhe ashtu u bë.

Eljan Tanini: -Tregojnë dikur një histori shumë të bukur. Gratë dhe burrat  prisnin autobusin pasi dilnin nga Kombinati Tekstil. Një i ri që sapo kishte nisur punë, pasi dëgjon dhe sheh që autobusi po vonohej, dëgjon gratë e punës që avioni nuk po vinte ende. Dëgjonte me vëmendje, sidomos fjalën avion. Pasi kaloi ca kohë në pritje, të gjitha gratë e punës ulërasin thuajse njëzëri: Erdhiiiii avioniiiiiii, erdhiiiiiiii! Avioni erdhiiiii! I riu kthehet për të parë avionin. Por avion nuk kishte. Të githë ishin të gëzuar për avionin që tashmë kishte ardhur. Ai avion nuk shihte askund. Menjëherë në këtë çast gratë dhe burrat përshëndesin shoferin e autobusit duke hyrë në autobus nga të gjitha dyert. Aty i riu kimist e kupton se Avion quhet shoferi i autobusit dhe nuk kishte asnjë avion me krahë atje rrotull.

Avion Dorëzi: -Gruaja turni i tretë ishte torturë e madhe! Njerëzit e mi më nxorën nga Ambasada Gjermane në Korrik të vitit 1990. Më gënjyen me idenë se ishte sëmurë baba. Baba nuk kishte asgjë, ma boni hallall me ik kur e takova. Kam shkuar me taksi në Durrës nga Elbasani për të ikur nga Shqipëria me gruan dhe vajzën. 3 mijë lekë bënte pashaporta në ato vite. Te Ambasada Italiane më futën pa radhë për të marrë vizë me familjen. Vizën na e dha Gabriela.

Eljan Tanini: -Si u vure në kontaktk më mbretin ose me mbretërinë?

Avion Dorezi: -Jam vënë herët në dispozicion të Mbretit Leka i Parë. Në vitin 1997 Shqipëria ishte në rrezik

Eljan Tanini: -Si je takuar me Mbretin Leka i Parë?

Avion Dorëzi: -Unë e mora vesh që ai do të vinte, vajta e prita në Rinas. Bërtisja me megafon rrugëve të Tiranës për mbretin, isha i angazhuar me Legalitetin. Motoja e tij ishte: Paqe, qetësi dashuri, atdheu mbi të gjitha! Njerëzit kishin ankth, kur e kujtoj sot më rrenqethet mishi.

Eljan Tanini: -Si trokite te dera e Mbretit?

Avion Dorëzi: -Ai bëri një takim me publikun. Unë i thashë që më ke në dispozicion mendërisht dhe fizikisht. 

Eljan Tanini: -Kishte njerëz, përkrahës?

Avion Dorëzi: Të gjithë e përkrahnin shumë, të gjithë e donin. Mitingjet më të mëdha ai i bëri.

Eljan Tanini: -A ishte gati të merrte pushtetin?

Avion Dorezi: -Po, ai fitoi. Shteti i kohës e mohoi. Unë përgatisja mitingjet, jetën e Mbretit etj. Unë shkoja më përpara te vendi i mitingut, 3-4 orë. Tirana ishte më dashamirëse me Mbretin. Lartmadhëria i Tij, Mbreti Leka i Shqiptarëve,  ishte për Shqipërinë Etnike. Ai thoshte që ne e kemi të drejtën edhe në zot që të bashkohemi. 

Eljan Tanini: -Çfarë karakteri ishte?

Avion Dorëzi: -I jashtëzakonshëm, njeri i mirë shumë, patriot i rrallë

Eljan Tanini: -Sa kohë i ke shërbyer oborrit?

Avion Dorëzi: -Gjithë jetës sime, gjithë kohës edhe sot flas me Princin.

Eljan Tanini: -Pse thirrej lartmadhëri?

Avion Dorëzi: -Lartmadhëria i Tij, Mbreti Leka i Shqiptarëve kur dha një konferencë për herë të parë në Londër një gazetar e pyeti: -Pse juve ju thonë lartmadhëri? Ai u përgjig direkt duke thënë:

-Shqiptarët janë të gjithë të mëdhenj, unë duhet të jem pak më nalt se ata! Asgjë në atë familje nuk është rastësi

Eljan Tanini: -A je paguar gjatë kësaj kohe që ke punuar për Mbretin Leka i Parë?

Avion Dorëzi: -Xhaferr Elezi më ka ofruar para. Asnjë herë nuk kam marrë para, jam afru me ofru, jo me marr. Që ta duash vendin tënd, duhet të japësh.

Eljan Tanini: -Po familja çfarë hante, me çfarë të ardhurash e mbaje familjen?

Avion Dorëzi: -Unë në atë kohë punoja me kursantë, u mësoja makinën.

Eljan Tanini: -Për sa kohë do e vinte rendin mbreti?

Avion Dorëzi: -Ai bëri një takim madhështor, sidomos me intelektualët. Rendin do e vinte për 90 ditë. Kush vret do të vritet. Do e bëjmë Shqipërinë të vinë grekët dhe italianët të punojnë për ne. Atë e këshillonte këshilltari i Mbretit të Jordanisë, i cili tha se ne do i vëmë Shqipërisë në dispozicion 3 miliardë dollarë. Kishin pirë gjak nga njëri tjetri, ishin bërë vëllezër. Të nesërmen gazetat shkruajtën keq për Mbretin Leka. Mbretit tonë i vodhën zgjedhjet. Fatos Nano tha mbretëria ka fituar 20 përqind, KQZ tha 30 e ca përqind, Berisha tha më shumë. Ka pasur njerëz që ishin të gatshëm të vriteshin për mbretin

Eljan Tanini: -Si ka ndodhur që ti i ke shpëtuar jetën  Mbretit Leka i Parë? Përmes cilit veprim?

Avion Dorëzi: -U bë një miting te shkolla Bajram Curri në Tiranë, viti 1997. Vinin fëmijët e vegjël aty vërdallë. Rastësisht është Zoti ai që bën mrekullina, unë shoh një fëmijë 10 vjeç me bombë në dorë, u afrua te mbreti! E kap direkt shumë shpejt! E çoj mënjanë me qetësi dhe i them: -Kush ta dha ty këtë? Më tha fëmija: -Ai xhaxhi që iku tani me makinë!

Eljan Tanini: -Kush ishte ai që iku me makinë?

Avion Dorëzi: -Ai ishte nipi i Abedin Mulosmanit. Te vilat gjermane jetonte lartëmadhëria. Ia tregova bombën, fëmija donte ta shfaqte për fishekzjarr. Masakër!

Eljan Tanini: -Nga kishte dalë ajo bombë?

Avion Dorëzi: -Kishte dalë nga Oborri Mbretëror! Mbreti i kishte bërë shenjë, unë e pashë kur ai po e shihte shenjën. I tha atyre që unë Avionin e kam njeriun më besnik. Pak ditë më pas më tha po ai person, më pyeti se kush e bëri këtë veprim. Më tha që këto punë shkruhen. I thashë që unë kam ardhur të ndihmoj mbretin jo si mercenar. Kush i pret një qime floku dhe do të hajë. Mbreti më dha gradën major, pata mbledhur nja 27 çuna për këtë gjë. Mbreti është e vetmja formë e bashkimt të shqiptarëve. Unë kam dyshime për çdo gjë që ka ndodhur në atë familje, nga dje dhe sot.

Mbreti Leka ka investuar për të armatosur UÇK. Muhamet Malo e pat ndihmuar Mbretin Leka të Parë. Në fushatë lëvizja gjithmonë me megafon me vete, shkoja edhe 4 orë përpara. Kishte trysni kudo në ato vite. Unë origjinën time e kam nga Kalaja e Dorëzit

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/05/2024 17:13

    Po pse mor Zot nuk e lan të binte plehu zog po të kishte brënda dhe Sali Bajgën që tani është futur në brimën e miut e uluret pa fund nga brima miut.

    Përgjigju
    • Andi: 10/05/2024 21:16

      Avion është emër personi :).

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?