Sociale

Avioni sportiv çel ‘sezonin’ në aerodromin e Gjirokastrës, të parët mbërrijnë 5 turistë italianë

19 Prill, 20:40| Përditesimi: 19 Prill, 20:45

  • Share

Stina e pranverës rikthen në aerodromin e Gjirokastrës avionët e vegjël sportiv, që sjellin turistë nga Italia.

Sot në aerodrom ka zbritur avioni i parë me 5 turistë te nisur nga Bari, të cilët kanë përshkruar këtë itinerar për rreth 80 minuta fluturim. Shërbimi polici-doganë është vendosur në aerodrom por sërish ka vonesa.

Alessandro Carducci, President i ‘Aeroclub Bari’ shprehet:

“Udhëtimi na shkoi mjaft mirë, falë edhe motit fantastik që na shoqëroi përgjatë gjithë fluturimit. Shijuam peisazhin e Vlorës, Tepelenës dhe sigurisht të Gjirokastrës, që është një qytet mjaft i veçantë. Pista është në parametra të konsiderueshme, por ajo që do të dëshironim do të ishte lehtësia në përpilimin e dokumentacioneve në një kohë sa më të shkurtër dhe të shpejtë. Kjo do të sillte edhe më shumë vizitorë nga ajri në qytetin tuaj”.

Nicola Introna, turist shprehet se është hera e parë që vjen dhe nënvizon se atë që pa nga ajri ishte mrekulli.

“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashë nga ajri do e cilësoja si një mrekulli. Do të vizitojmë qytetin e Gjirokastrës, zonën historike sepse kam dëgjuar shumë për të. Jemi 5 miq që kemi ardhur nga Italia dhe do të qëndrojmë këtu deri ditën e martë”.

Prej muajit janar e deri në mes të prillit, qyteti i UNESCO ka mirëpritur mbi 17 mijë turistë.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?