Foto ilustruese

Avioni Tiranë-Bolonja bën ulje emergjente në Bari, iu prish një nga dy motorët 11 mijë metra mbi detin Adriatik

3 Nëntor 2023, 20:40| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 20:57

  • Share

Një avion i nisur nga Rinasi drejt Bolognas në Itali, ka pësuar defekt në njërin prej dy motorëve dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente ne aeroportin e Barit.

La Repubblica shkruan se avioni i ’Albawings AWT 229’’ i linjës Tiranë-Bologna, po fluturonte në lartësinë 11 mijë metra kur u detyrua të bënte ulje emergjence vetëm një orë pas nisjes nga kryeqyteti shqiptar.

Incidenti ndodhi pasditen e 3 nëntorit rreth orës 13:12 kur avioni bëri devijimin teksa ndodhej në brigjet e Viestes.

“Boeing 737”, i cili funksionon prej 30 vitesh, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa edhe  për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 111: 05/11/2023 03:45

    Udhetimi i gjurmuar nga radari https://www.flightradar24.com/data/aircraft/za-ald#32b0c157

    Përgjigju
  • tornitori: 04/11/2023 09:34

    dhe ankohen nga wizz e ryanair qe blejne vazhdimisht avione te rinj ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?