Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, pasi një avion i përmasave të vogla u rrëzua teksa po ngjitej, pranë aeroportit duke i marrë jetën fatalisht 9 personave.
Në aksidentin tragjik u përfshinë 8 parashutistë dhe 1 pilot, prej të cilëve 8 humbën jetën menjëherë dhe 1 prej tyre u transportua në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore, ku nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Avioni ra teksa po ngjitej 160 kilometra në perëndim të Stokholmit, nga 100 metra lartësi, ndërsa shpërtheu në zjarr në momentin e rënies.
Ende kanë dalë detaje në sipërfaqe lidhur me shkaqet që sollën këtë incident.
Në një aksident i ngjashëm, ku 9 persona humbën jetën ka ndodhur në vitin 2019 kur një avion që po transportonte parashutist u rrëzua pak pas ngritjes
Hetimi i rrëzimit tregoi se avioni ishte ngarkuar në mënyrë të papërshtatshme