Ekipi i kërkim shpëtimit kanë nxjerrë sot nga deti 19 viktima, të cilët humbën jetën ditën e djeshme në aksdientin tragjik të avionit A2-26. Ndërkaq kërkimet vijojnë ende për gjetjen e trupave të 9 pasagjerëve të tjerë, që sipas ekipit që po merret me ngjarjen nuk ka shpresë se mund të kenë mbijetuar.
Avioni është përplasur 10 minuta përpara uljes me në afërsi të gadishullit Kamchatka, ndërsa mbetjet e tij janë gjetur përgjatë bregdetit
Avioni A2-26 me 28 pasagjerë në bord u zhduk ditën e djeshme nga radarët në rajonin Kamchatka, në pjesën lindore të Rusisë. Në bordin e avionit ishin 28 pasagjerë, mes tyre 1 fëmijë dhe 6 persona ishin të ekuipazhit.