TIRANË- Avokati i dhunuar brutalisht Sokol Mëngjesi, vijon të jetë në gjendje kome prej 6 ditësh. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se Mëngjesi po transportohet në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve.
Mëngjesin e sotëm, 3 qershor, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve dhe ndodhet në një gjendje më stabël, çka mundëson edhe dërgimin e tij në Athinë.
Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.
Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.
Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim.
Te kaluara zoterise,nuk mendoj qe skane mundësi ta sherojne ketu,pjesën më te rrezikshme duket se po e kalon,duket se te gjithë e kanë kokën atje në athinë,pse mos ta dërgonin diku tjeter....
PërgjigjuE kuptoni o njerez mjekesine ne shqiperi Ja dhe nje rast te tille e dergojne jashte vendit se skane besim Turp
PërgjigjuO Tak me cfare ta kuronin kur i ka ngelur Spitalit te traumes vec respiratoret... asnje pajisje nuk ben pune!