Harta e re gjyqësore, avokatët bojkot seancave gjyqësore për 4 ditë! Maksim Haxhia për Report Tv: KLGJ na fyeu! Qeveria të mos e votojë, ndërkombëtarët në dijeni

12 Qershor 2022, 11:14| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 17:30

  • Share

Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë për 4 ditë seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet se vendimi për hartën e re gjyqësore injoroi problematikat që u parashtruan dhe shkel të drejtat e njeriut e cënon aksesin në drejtësi. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia foli për Report Tv duke thënë se KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore teksa shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për kundërshtitë e tyre.

“Duke parë se e morëm me shumë seriozitet dhe paraqitëm një sërë problematikash, konstatuam që vendimi ishte i pandryeshëm. Pra KLGJ e miratoi sic ishte drafti. Duke qenë se do i përcillet Ministrisë së Drejtësisë, ne vendosëm që t’ia bëjmë prezent ministrit sepse do jetë qeveria që do ta kalojë me VKM hartën përfundimtare.

Duke u ndjerë të fyer në personalitet dhe në rëndësinë e argumenteve që paraqitëm, duke i konsideruar tavolinat e rrumbullakëta si farsë, ne vendosëm që duke patur parasysh një sërë shkrimesh të gjykatave aktuale, ku duhet konstatuar që mbrapa çdo avokati është një individ, është një problem social, vendosëm të bojkotojmë të gjithë proceset gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha llojet e Gjykatave, përfshirë gjykatën e lartë", tha Haxhia. 

Në reagimin e Dhomës së Avokatisë, thuhet se vendimi përkrah një sërë shkeljesh në proceset penale, civile e administratëve të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve, si dhe u injoruan të gjitha problematikat që parashtruan gjatë diskutimit të draftit.

"Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore. Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative. Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne perkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës  Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të  diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së  drejtësisë", thuhet në reagim.

Në reagim u renditën arsyet përse kanë vendosur të bojkotojnë procesin nga data 14 deri në datën 17 qershor. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet tij kërkojnë që të përcillen në qeveri të gjithë argumentet e paraqitura në mbrojtje të interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit të mësipërm paraqitur nga ana e  Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

"Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së  Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi:

1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

2. Për ekzektimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.
3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht", thuhet në njoftim", thuhet në reagimin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

 

Intervista e plotë

Ora 17:14
Dhoma e Avokatisë kërkon bojkot, kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë kundër: Ne nuk do të jemi në grevë, nuk është i qartë objektivi i saj

1620384845_vishaj.jpg

Kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka dalë kundër Dhomës së Avokatisë e cila ka kërkuar bojkotim të gjyqeve si protestë kundër hartës së re gjyqësore. Në një postim në rrjetet sociale Vishaj thekson se nuk do të bëhen pjesë e grevës së organizuar nga Dhoma e Avokatisë Shqiptare. Sipas Vishajt nuk është i qartë objektivi i kësaj greve, pra shkaku lidhur me kundërshtimet e hartës gjyqësore. Vishaj thotë se afati grevës është shumë shkurtër, dhe dëmi që mund të shkaktojë në raport me qëllimin e saj është irelevant.

'Te nderuar anetare te Shoqates se Avokateve Penaliste te Shqiperise, te nderhar kolege:

Jemi vene ne dijeni nga DHASH, se ne datat 14.06.2022- 17.06.2022, avokatet do te jene ne greve, per shkak te ndryshimeve qe i perkasin Hartes Gjyqesore! Pasi si Kryetar, se bashku me anetaret kemi shqyrtuar ndryshimet qe passjell harta e re gjyqesore, ju njoftojme se SHAPSH ka vendosur " Te mos behet pjese e greves te organizuar nga DHASH" per arsyet si me poshte vijojne:

1. Nuk eshte i qarte objektivi i kesaj greve ( shkaku lidhur me kundershtimet e hartes gjyqesore, me te cilat jemi njohur publikisht, mediatikisht prej disa muajsh)

2. Afati i greves eshte shume i shkurter dhe demi qe mund te shkaktoje, ne raport me qellimin e saj, eshte irelevant.

3. SHAPSH, ndjek ne perditshmeri problematikat lidhur me sistemin gjyqesor, pasojat e vetting-ut dhe konkludon se , interesi i qytetareve prevalon mbi interesat e avokateve dhe ne keto kushte nuk kundetshton Harten e Re Gjyqesore ( pasi e çmojme si zgjidhje per vazhdimesine e gjykimeve).

4. SHAPSH çmon dhe udhezon DHASH te shtroje problematikat me avokatet kryesisht, te cilet caktohen sipas deshires dhe vullnetit te prokuroteve dhe gjykates.

5. SHAPSH-ja, ne koordinim me praktikat e huaja, çmon se te avokatet sot duhet te kalojne kompetenca qe i ka " Noteri" ( si lidhja e kontratave, çelja e trashegimise dhe aktet e perfaqesimit).

Ne perfundim, SHAPSH, njofton se eshte kunder çdo greve e cila ka qellim formal dhe nuk shoqerohet me argumente bindese lidhur me Harten e re Gjyqesore!'- shkruan kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj.

Ora 11:44
Harta e re gjyqësore, Maksim Haxhia flet për Report Tv: KLGJ i ka fyer avokatët! Kam besim që qeveria do e zgjidhë këtë çështje

1655026718_Screenshot1.jpg

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia foli për Report Tv duke thënë se KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore teksa shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për kundërshtitë e tyre.

“Duke parë se e morëm me shumë seriozitet dhe paraqitëm një sërë problematikash, konstatuam që vendimi ishte i pandryeshëm. Pra KLGJ e miratoi sic ishte drafti. Duke qenë se do i përcillet Ministrisë së Drejtësisë, ne vendosëm që t’ia bëjmë prezent ministrit sepse do jetë qeveria që do ta kalojë me VKM hartën përfundimtare.

Duke u ndjerë të fyer në personalitet dhe në rëndësinë e argumenteve që paraqitëm, duke i konsideruar tavolinat e rrumbullakëta si farsë, ne vendosëm që duke patur parasysh një sërë shkrimesh të gjykatave aktuale, ku duhet konstatuar që mbrapa çdo avokati është një individ, është një problem social, vendosëm të bojkotojmë të gjithë proceset gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha llojet e Gjykatave, përfshirë gjykatën e lartë.

Avokatia shqiptare është e solidalizuar në procesin e reformës në drejtësi, por nuk mund të pranojmë që në mosmarrjen e masave nga ana e autoriteteve të cënohen interesat kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut dhe me funksionin e avokatit. Ne nuk i kundërvihemi drejtësisë. Nuk mund të cënohet procesi i realizimit të drejtësisë.

Sa i përket kërkesave që bëri Dhoma e Avokatisë, Haxhia tha se kërkuan që të ketë gjykata Apeli në veri dhe në jug.

 Ne kërkuam që të jenë 3 ose 4 gjykatat apeli. Kërkuam që veriu të ketë Gjykatën e Apelit, po ashtu edhe jugu duke gjetur një mesatare. Ne jemi treguar shumë të matur për ta zgjidhur çështjen në kuadrin e të gjithë mundësive që ka vendi ynë dhe të gjithë propozimet tona janë në harmoni me problematikën. Tre apelet do të ishin marrë në konsideratë nga KLGJ.

Çdo gjë është e strukturuar, do ju siguroj që këshilli i përgjithshëm mori këtë vendim dhe komiteti drejtues e formalizoi. Kam besim te qeveria që do e zgjidhë këtë çështje sepse vërejtjet dhe sugjerimet tona janë konstruktive dhe i shërbejnë reformës”, tha Haxhia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi i zgjuari.: 12/06/2022 15:30

    Jo more nuk jam sekser. Thjesht ngelem pa pune se punoj brenda gjykatës o i mençur. Kjo reformë eshte bere ne vitin 96 dhe deshtoi komplet. E ke menduar se per një gjyq apeli sa rruge duhet te bej nje qytetar nga jugu dhe veriu!?? Sa kosto i shtohet qytetarit te thjeshtë. Pse nuk i transferoni dhe spitalet, poliklinikat, drejtoritë rajonale, etj etj te gjitha ne Tirane

    Përgjigju
  • Arber: 12/06/2022 13:08

    Tani cdo individ qe do i bjere halli ne gjykate dhe ketu nuk e kam fjalen per kriminelet por per njerzit qe e kerkojne te drejten ne gjykate ,te mendohen mire se kosto e procesit ezhte i paperballueshem .Shto ketu dhe sorollatjet e sjelljen abuzive edhe te gjyqtareve dhe i bie jemi pa gjykata,ose i kemi gjykatat vetem per oligarket qe me "fakte dhe vendime fitojne cdo te drejte te shkelur" ndaj shtetit dhe njerzve qe i rrjepin .

    Përgjigju
    • Shqiptari: 12/06/2022 16:08

      O demagog me teori konspirative, mua nuk me plas as per qeveritaret dhe as per patronazhistet sepse nuk kam lidhje me ata. Une thjesht kundershtova logjiken idiote qe prezanton koston e udhetimit per ne gjykate si faktor thelbesor per te kundershtuar reformen. Me sulmon duke me akuzuar si patronazhist thjesht sepse s’ke aftesi te rrezosh argumentin tim. Avokatet protestojn sepse u preken interesat vetjake. Por ne reforma te tilla duhen marre parasysh element me te rendesishem se thjesht kostoja e transportit. Vetting-u ka rezultuar ne qindra gjykates dhe prokuror te larguar nga sistemi. Numri i ulet e ben te domosdoshem perqendrimin gjeografik te gjykatave. Perqendrimi i burimeve njerezore (gjykates, prokuror dhe policet qe i mbrojn) e ben me efikas - ne aspektin kohor - procesin e gjyqeve. Me mire te udhetojn qytetaret qe kane pune me gjykatat se sa gjykatesit dhe prokuroret qe jane pjesa me e rendesishme e ekuacionit. Te befte mire supa!

    • Patronazhiset prevalojne: 12/06/2022 15:16

      Pavaresisht se cfare shqetesimi te vertete dhe mese te drejte kane shqipetaret, patronazhistet e ndosin me lloj lloj komentesh duke e banalizuar ceshtjen ashtu sic i kerkohet nga naltmadhnia. Nuk e kuptojne sepse i eshte errur arsyeja qe kosto e shtuar bie edhe mbi ta dhe nese ne Shqiperi ka nje shtrese qe eshte me e perbuzura jane patronazhistet dhe keta jane po perseri me te shtypurit se paguhen me rroga qesharake 40-50 mine leke dhe poshterohen e shtypen cdo dite me metoda komuniste. Avokatet kame shume te drejte dhe kosto do jete shume e larte jo vetem ne kohe por edhe para sepse te shkosh nga Himara ne Vlore e nga Puka ne Shkoder e nga Burreli ne Tirane e nga Corovoda me Berat per nje sence gjyqesore qe me shume gjasa do anullohet sic behet rendomte nga palet me justifikime ordinere, imagjinoni se cdo vuajne Shqiptaret. Dhe me e bukur eshte qe prap sdo marrin drejtesi. Sot u Lirua kriminelja e gjykates se Krujes qe ka liruar lloj lloj vrasesi dhe bandash dhe prap u lirua dhe do ju gjykoje juve patronazhistet ne Tirane, ose nese je nga Lezha do shkosh ne Shkoder e nese je nga lushnja do shkosh ne Fier. Cdo levizje behet per te demotivuar Albanezet qe te denoncojne e ti drejtohen gjykatave qe rilindasit as mos bezdisen me me grabitjet e tyre.

    • Shqiptari: 12/06/2022 13:45

      Shume i arsyeshem qenke ti shoku. Le te hapim gjykata ne cdo fshat, ne menyre qe askush te mos udhetoj me shume se 10 minuta ne rast se ka ndonje proces gjyqesor.

  • Bes idioti: 12/06/2022 12:56

    Po mire ore Besi si thua ne Tirane nuk ka avokate seksere, vetem avokatet e rretheve Jane seksere sipas teje.

    Përgjigju
    • Besi: 12/06/2022 13:51

      Une nuk I vecova sekseret e tiranes perkundrazi ne Tr jane mbledhur gjithe llumi i seksereve,,,nuk je I detyruar te maresh avokat ne Tr apo jo?,por ti me sa kuptoj nga prgj. hyne ne grupin e seksereve te rretheve.

  • Populli: 12/06/2022 12:27

    Duhet bojkot NBA avokatet dhe protesta nga populli neper rrethe. Kjo eshte me keq se rritja e cmimit te naftes. Eshte kthim pas ne 2009. Turp turp

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/06/2022 11:45

    Avokatet leni te rine ne proteste deri sa te d’una. Tek e fundit ato deri tani kane mbrojtur kriminelet dhe politikanet e koruptuar,ndersa per njerzit e zakonshem as qe ju ka interesuar…..

    Përgjigju
    • Biku: 12/06/2022 13:19

      Me fal or shok po ca pune kujton ti se bejn avokatet? Po mbrojne ato qe i paguajn pra.apo meqe jan ktiminel dhe politikan skan tw drejt mbrojtje se sdo ti.

  • Besi: 12/06/2022 11:36

    Tani eshte hall i madhe per avokatet sekser ju prishet ekonomia...

    Përgjigju
    • Biku: 12/06/2022 13:18

      Po besi po, duhet te vijn rropt nga gjitokastra e na malesia e madhe ne tirane per apel dhe te marrin vesh qe i eshte shtyt seanca per diten tjeter.e te len lesht me rruge dhe hotele.pastaj ku ka me sekser se avokatet e tiranes apo kshu komandon partia e kshu duhet te shkruash ti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?