Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vendosë për zhvillimin e seancave gjyqësore të hapura.
Në kërkesën e tyre, Shoqata thotë se duhet të lejohen të jenë të pranishëm në seanca familjarët e të pandehurve që kanë kryer vaksinimin, duke paraqitur certifikatë e vaksinimit.
Ata argumentojnë se nuk ka asnjë kuptim që të lejohen njerëzit në restorante, bare e dasma dhe nga ana tjetër, seancat gjyqësore të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Sipas Shoqatës së Avokatëve Penalistë, pjesëmarrja e familjarëve të të pandehurve dhe publikut, vendos gjykatën në presion për të dhënë drejtësi dhe 'jo të vazhdojnë të dëgjojnë vetëm djathtas, ku qëndron prokurori'.
Avokatët i kanë kërkuar edhe më herët publikisht Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të nisin seancat të hapin dyert për publikun dhe mediat.
Në një intervistë për Report Tv, kreu i avokatëve penalist, Saimir Visha tha se një seancë pa publik është e pavlefshme.
E pse vendoset gjykata nen presion nga familjet? Kaq te dobet qenkan njerezit e drejtesise te ne?! Per mendimin tim,gjykatesit t'i paralajmerojne familjet,pastaj nje <<ciu>> te bejne,t'i nxjerrin jashte ata qe nuk rrine urte.Te pakten ne U.S.A keshtu veprojne.Ne duhet te mesojme nga me te miret!S.d.q e kemi zakonin e keq,qe nuk respektojme e degjojme asnje,mjafton te shohesh emisionet e Eni Cobanit,ose /Opinion/ te Fevziut,ku te gjithe bertasin,mezi degjojne njeri-tjetrin dhe krijojme nje imazh prej barbari te pa edukuar.
Përgjigju