Për shkak të precedentëve të krijuar, jo vetëm për shkak të pandemisë, por në përgjithësi, Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i ka kërkuar KJGJ që të zbatohet neni 399 te KPRP, që ka të bëjë me seancat gjyqsore, të cilat në shumicën e rasteve zhvillohen pa të pranishmit.
Shoqata e Avokatëve Penalistë bën thirrje që në seanca të jenë prezent të paktën familjarët, ndërsa kjo thirrje është përsëritur edhe nga avokati i njohur Saimir Vishaj:
"Shoqata e Avokateve Penaliste te Shqipërisë kerkon nga KLGJ dhe gjykatat per seancat gjyqësore ( themelin) zbatimin e nenit 399 te KPRP, veçanërisht per familjaret e te pandehureve ( prinderit, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesja, femijet e te pandehurit,vellai,motra.
Neni 339 KPRP
1.Seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme.
2.Nuk pranohen në seancë të miturit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ata që janë në gjendje dehje, intoksikimi ose çrregullimi mendor.
3.Ndalohet prania në seancë e personave të armatosur, me përjashtim të pjesëtarëve të forcave të ruajtjes së rendit."