Hashim Thaçi

Avokatët u tërhoqën nga mbrojtja, reagon vëllai i Thaçit: Reduktuam stafin për shkak të vështirësive financiare

30 Janar, 13:59| Përditesimi: 30 Janar, 14:00

  • Share

1706619488_ia.jpg

Vëllai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas tërheqjes nga mbrojtja të avokatëve për mbrojtjen e tij. Përmes një njoftimi avokatët kanë njoftuar se ky vendim i tyre ka ardhur pasi Thaçi nuk ka përmbushuar detyrimin e tij duke mos i paguar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar, vëllai i ish-presidentit, Idriz Thaçi i cili ka sqaruar se kontrata me kompaninë ligjore “Greenberg Legal Associates”, nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së Thaçit.

Ai shtoi se avokat kryesor i ish-presidentit Thaçi, do të jetë avokati, Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës.

“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falenderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi", tha Idrizi.

Idriz Thaçi është shprehur se ekipi aktual do të vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.

“Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, tha Idrizi.


Lajmi kryesor:

Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S'jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?