Avokati: Agron Neza hynte në zyrën e Saliut sa herë i donte qejfi, sot Berisha thotë që nuk e njeh

25 Janar 2023, 18:24| Përditesimi: 25 Janar 2023, 18:26

  • Share

Avokati Idajet Beqiri thotë se Agron Neza i cili sipas një aktakuze të drejtësisë amerikane, dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-agjentit të FBI-së, Charles MsGonigal, ka hyrë disa herë në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Beqiri u shpreh se Berisha ka njohje me Nezën, pavarësisht faktit që sot ai e mohon diçka të tillë.

“Kush i ka dhënë paratë? Kush është Agron Neza? Pse keni frikë nga biografia, se iu del kushëri i parë i Besnik Mustafajt? Se iu del miku më i ngushtë dhe njeriu më iu afërt i Azem Hajdarit?

Futej në zyrën e Saliut ky Agron Neza sa herë i donte qejfi atij dhe sot Saliu thotë nuk e njoh. Nuk e njeh Saliu vëllanë e Agron Nezës? Çfarë po flisni kështu?”, tha Idajet Beqiri për Euronews.


Lajmi kryesor:

'Nuk e kam kushëri, nuk e njoh', Agron Neza nxjerr blof Berishën: Njihemi prej vitesh (FOTO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?