Avokati Ben Emmerson

Avokati Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale

22 Gusht, 07:56| Përditesimi: 22 Gusht, 07:59

  • Share

Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se avokati Ben Emmerson është tërhequr nga ekipi mbrojtës i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është duke u gjykuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson. Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme”, thuhet në njoftim.

Gjykata tha se trupi gjykues “u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës lëshoi një reagim në lidhje me largimin e Emmersonit, duke thënë se i demanton "lajmet e pabaza dhe tendencioze që po përhapen rreth pagesave për avokatët" e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ajo tha se personat që tërhiqen nga detyra e tyre "mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre".

"Avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson Kadri Veselin, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4.019.724,91 euro (katër milion e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent)", shkroi ajo në Facebook.

Emmerson, avokat ndërkombëtar dhe ish-raportuesi Special i OKB-së për Kundër Terrorizëm dhe të Drejtat e Njeriut, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020. Emmerson është i njohur në Kosovë, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?