Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri

15 Nëntor, 19:53| Përditesimi: 15 Nëntor, 19:58

  • Share

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv ka komentuar punën e SPAK dhe dosjet e politikanëve. Në emisionin ‘Studio Live’, avokati Beqiri thotë se SPAK ka ngritur ‘stekën’ në majën e korrupsionit, referuar hetimeve që po bëhen për familjen Berisha.

Jo vetëm Berisha dhe dhëndri i tij, avokati thotë se në hetim do të vendosen edhe dy fëmijët e ish-kryeministrit, Shkëlzeni dhe Argita, të cilët i cilëson si kulmi i korrupsionit nëkëtë vend.

“SPAK është problemi më i rëndë që i ka ndodhur vendit tonë, çështja me primare me të cilën të gjithë shqiptarët diskutojnë, debatojnë dhe ajo ka një emër, korrupsionin në këtë vend që ka qenë dhe ende mbetet në majat e larta të piramidave të krimit.

Tani është hapur thesi dhe të palarat janë sheshit. Puna është se çfarë po ndërton dhe çfarë volumi të madh ka SPAK dhe kur i vjen radha njërit dhe tjetrit. Steka u ngrit në majën e korrupsionit, te familja Berisha. SPAK e filloi me një gjethe me kompleksin Partizani dhe do vazhdojë me të korruptuarit e tjerë, me Shkëlzen Berishën që është kulmi i korrupsionit në këtë vend, me Argitën, që s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi. Do vazhdojë edhe me Liri Berishën e Metën. Po vazhdon tashmë edhe me bashkëpunëtorë të tyre”, tha Beqiri në Report Tv.

Një koment e ka edhe për arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se hetimet do të vijojnë edhe për bashkëpunëtorët e tij, që i quan organizatë kriminale. Sipas Beqirit, 23 dosje të Metës ‘flenë’ në Kryeministri.

“Haxhinasto ka edhe probleme  të tjera me privatizimet korruptive që janë bërë në këtë vend. Haxhinasto ka probleme pothuajse në të gjitha aferat korruptive të metës. Ata do vënë pas Metës, se Meta se ka bërë vetëm që të shkonte të vidhte floririn e Krrabës. Ai kishte organizatën e vet kriminale, ministrin, guvernatorin e bankës, u bënë 4 çelësa bashkë që vodhën floririn e Krabës.

23 doje të Metës qeveria i ka në kryeministri thuajse të gatshme, që nga afera e karburanteve deri tek pasaportat diplomatike që kanë dhënë, deri tek afera të tjera, KESH deri te lekët e pirmadiave që i përdori për veten e vet. I ka qeveria sot”, tha Beqiri në Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia: 16/11/2024 09:02

    Duhej nje artikull për Saliun se mos na del nga mendja. Faleminderit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?