Politikë

Avokati francez, ndër më të shtrenjtët në Evropë, kush do e paguajë?! Berisha nuk i përgjigjet pyetjes e nuk bën transparencë financiare duke konfirmuar akuzat

20 Maj 2021, 19:01| Përditesimi: 20 Maj 2021, 20:14

  • Share

Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha u paraqit sot para  gazetarëve për t'i hapur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke lënë pa sqaruar gjërat më të rëndësishme.

Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez  Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.

Nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton se ky avokat është ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan,Carlos Ghosn.

Në mediat franceze avokati Jean-Yves Le Borgne, cilësohet si avokati i personaliteteve, dhe madje nuk arrin që t’i numërojë klientët e tij të fuqishëm që ka mbrojtur në gjykatë. I diplomuar për filozofi, Jean-Yves Le Borgne ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë.

Pra imagjinojeni vetë se sa i shtrenjtë duhet të jetë ky avokat! Duke mos bere transparencë pikërisht mbi aspektet financiare Berisha duket se konfirmon edhe një herë akuzat për korrupsioni të paraqitura nga Departamenti i Shtetit.

 

 

Ora 19:56
Presidentë, Ministra dhe kardinali i akuzuar për pedofili! Çështjet më të njohura të avokatit të Berishës

 

Jean-Yves le Borgne është një prej avokatëve më të njohur dhe më të shtrenjtë në Francë, me çmimin për një çështje që shkon edhe në qindra mijëra euro.

Të dhënat e pasurisë së tij apo të ardhurat e kabinetit Le Borgne me adresë Bld. Saint Germain 116, 75006 Paris mbrohen nga ligji, por janë të njohura çështjet më të famshme të avokatit.

E para në listë, në vitet 1990, mbrojtja e suksesshme e Jean Chirac nga akuzat për korrupsion si kryetar i Bashkisë së Parisit, përpara se të bëhej President i Francës.

Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Woerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy.

Një prej dosjeve më të njohura publikisht është gjithashtu ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili.

CEO i grupit më të madh francez automobilistik Renault-Nissan, Carlos Ghosn, gjithashtu ka pajtuar për avokat Le Borgne, kur u padit për organizimin e dasmës së tij luksoze në Versajë dhe për udhëtime luksoze të miqve të tij në karnavalet e Rios me paratë e kompanisë.

Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë gjithashtu është mbrojtur nga Le Borgne.

I lindur në vitin 1950, avokati i Berishës është protagonist i shumë çështjeve të tjera me profil të lartë, nga politikanë apo CEO kompanish të mëdha, që janë edhe të vetmit që kanë kapacitetet për të paguar faturën e tij të kripur.

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?