Avokati: Haga konfirmon aktakuzën kundër Haradinajt dhe Gucatit

14 Dhjetor 2020, 16:32| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 16:43

  • Share

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi aktakuzën kundër dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi të hënën avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.

Në një postim në Facebook, Gashi tha se aktakuza kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit “përmban katër pika, të cilat, sipas Prokurorisë Speciale në Hagë, kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë” dhe që “ndërlidhen me periudhën kohore 7-25 shtator”.

Megjithëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ende njoftim  për konfirmimin e aktakuzës.

Haradinaj dhe Gucati janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe të Policisë së Kosovës.

Fillimisht nuk janë dhënë detaje për arsyet e lëshimit të fletarrestimeve, por më vonë është thënë se ata kanë penguar drejtësinë.

Tri herë gjatë shtatorit, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar - në mënyrë anonime - dosje që lidhen me Prokurorinë Speciale.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?