Avokati i Ademit: Gjendja e tij është e rënduar, ka pranuar akuzën

2 Janar 2021, 12:25| Përditesimi: 2 Janar 2021, 13:05

  • Share

Avokati i Përparim Ademit, Arben Gramo tha se prokuroria ndryshoi veprën nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Avokati tha se gjendja e klientit të tij është e rënduar dhe se e ka pranuar krimin edhe në gjykatë.

"Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Kjo është vepër penale që parashikohet nga veprat më të rëndë, vetë personi e ka pranuar autorësinë. Prokuroria akuzoi Ademin fillimisht për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa sot kërkoi Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai është pohues për faktin penal dhe e ka pranuar versionin që jep organi procedues. Ademi është i rënduar psikologjikisht dhe shëndeti i tij nuk është i mirë", tha avokati.


Lajmi kryesor:

Vrasja në Astir, Gjykata burg për Përparim Ademin! Ishte në lidhje me të dyja motrat, me njërën kishte edhe fëmijë! Dëshmia e gruas së tij: E dija, i kisha shoqe


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?