Aishe Haklaj

Avokati i Aishe Haklajt tregon si e organizoi ardhjen e fshehtë për të dëshmuar në SPAK: Askush nuk e dinte

1 Maj 2023, 20:03| Përditesimi: 1 Maj 2023, 21:18

  • Share

Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka rrëfyer detaje rreth padisë së Aishe Haklajt për vrasjen e 4 vëllezërve të saj në SPAK duke treguar se si organizoi lëvizjen e saj në mënyrë të fshehtë. Beqiri tregoi se nuk ka pasur askush dijeni për të.

Një koment e bëri rreth mënyrës se si e mësuan Berisha dhe Meta që Aishe Haklaj ishte në Shqipëri duke pretenduar se ata kanë njerëz brenda shtetit që i informojnë.

“Në kushtet që ndodhej e gjithë familja duhet që Aisheja të vinte në një mënyrë të fshehtë për të dëshmuar. Pasi rashë dakord me SPAK i mora të gjitha masat në mënyrë të fshehtë për mbërritjen e saj. Aishe Haklaj ka mbërritur në datën 27 në mbrëmje. Nuk ka pasur dijeni askush veç meje dhe SPAK që e mori vesh në 9 të darkës për mbërritjen e saj. Asgjë nuk mbeti sekret pasi Berisha dhe Meta brenda këtij shteti kanë edhe njerëzit e tyre.

Aishe Haklaj ishte dëshmitare për vrasjen e Fatmir Haklaj dhe i ka parë vrasësit e vëllait të saj. Pjesëtaret e tjerë të familjes që ndodhen në Suedi do të dëshmojnë në gjykatën atje. SPAK më kërkoi që të organizoja kallëzimet. Të nesërmen në 8 e çerek unë do të çoja Aishen në SPAK me gjithë mesazhin për prishjen e varrit të vëllait të saj. Pas 2 orësh në SPAK gazetarët e kishin marrë vesh ardhjen e saj për të dëshmuar”, tha Beqiri në një intervistë për 'Dritare'.

Beqiri dha edhe detaje për dëshminë në SPAK për 12 orë të Aishe Haklaj dhe padinë e saj për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Sipas avokatit, dosjet ishin bllokuar prej politikës së kohës.

"Këto dosje kishin mbetur të pluhurosura në Prokurorinë e Tropojës dhe kishin mbetur aty të pezulluara. Politika e kohës i kishte lënë të bllokuara këto dosje, duke mos lejuar hapjen e tyre. Këto dosje të familjes, por edhe të disa dëshmitarëve okularë i kam studiuar. Në këtë dosje përfshihet edhe Izet Haxhia, i cili ka qenë i pranishëm dhe i ka dëgjuar vetë disa gjëra. Pasi SPAK regjistroi këtë denoncim penal nisi të merrej me këtë dosje.

Janë 4 persona të familjes Haklaj që kanë paditur dhe ata duhet të paraqiten për të dhënë deklaratat e tyre në SPAK, por këta persona nuk vijnë pasi ata kanë kërkuar azil politik në Suedi. Kur Suedia pyeti këtu se sa persona ishin vrarë nga familja Haklaj pyeti prokurorinë: Sa persona ishin vrarë nga kjo familje dhe sa persona të dënuar kishte për këto? Prokuroria u përgjigj se ishin 14 vrasje dhe asnjë person i dënuar", u shpreh për avokati Beqiri.

Aishe Haklaj, e ardhur nga Suedia dëshmoi për 12 orë në SPAK, lidhur denoncimin ku akuzohet ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo ishte hera e parë që Aishe Haklaj merrej në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.  Ajo u mor në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Nga vrasje, krijim të bandës së armatosur dhe terrorizëm, akuzat ndaj Sali Berishës
Në kallëzimin për SPAK, avokati Idajet Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit  Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. Përveç Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezervë dhe familjarëve të tyre. Sipas, Beqiri ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj. Referuar kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.

Avokati: Kemi prova të shumta dhe dëshmitar, gati për të dëshmuar  
Krahas grumbullimit të provave filmike të pasqyruara në masmediat elektronike, të gazetave dhe akteve, avokati Idajet Beqiri ka kërkuar të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Ajshe Haklaj, Zylfije Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, Manush Selivrada, Drenicë Haklaj, Bujana Basha, Luljeta Selivrada, Bylbyl Lanaj, Hazir Dega, Nuredin Dega, Sokol Koçiu, Azgan Haklaj, Is Selim Kërrnaja, Ali Gjoni, Besnik Vidrica, Shpend Ali Mulosmani, Ndue Gjeloshi, Gjykë Nokashiqi, Latif Nokashiqi, Fatmir Daka, Fatmir Arif Arifaj, Gani Kêrmaja, Avdi Buçpapaj, etj persona që do t'i deklarojmë pasi të ketë filluar procedimi penal, sepse janë të rrezikuar me jetë në qoftëse do të deklarojnë për sa kanë parë. Sipas Beqirit, ata kërkojnë t'u sigurohet jeta, pastaj të deklarojnë si dëshmitarë okular.

Komento

Komente

  • TRALALA ZURA NJË GAL: 02/05/2023 12:45

    O sali bajga pall litari po të mblidhet o hajdut kriminel saliu wc. O Zonja Aishe Haklaj mos ju nda qenit bastard sali wc ës. Ai qen e ka vëndin vetëm në burg. Malok i flliqur kriminel hajdut.

    Përgjigju
  • Mato: 02/05/2023 04:19

    Po as don Rames nuk i kishit marre leje???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?