Avokati i Alda Klosit: S'duhet të qëndrojë në burg, Prokuroria të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit! S'ka detyrim të deklarojë shumë e parave të marra hua nga vëllai

20 Shkurt 2023, 12:07| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 12:47

  • Share

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur për mediat pasi u dha vendimi që ish zyrtarja të lihet në “arrest me burg”. Muho pretendon që nuk ka prova dhe fakte që implikojnë në vepër penale ndaj nuk ka pse të qëndrojë pas hekurave ndërsa kërkoi që Prokuroria të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit.

Ai u shpreh në dëshminë e saj, Klosi ka pranuar shifrën 120 mijë euro të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait ndaj thekson se nuk ka pse ta deklarojë. Ndër të tjera ka theksuar se 30 mijë euro ia kishte lënë xhaxhai dhe nusja e tij për arredimin e shtëpisë.

“U konfirmua vendimi i mëparshëm. Qëndrimi i Alda Klosit është bërë publik. Ka pranuar faktin që 120 mijë euro i kishte hua vëllai nga një  person tjetër për nevoja të kurimit të xhaxhait të ndjerë në Amerikë dhe 30 mijë dollarë ishin lënë nga xhaxhai dhe nusja për arredimin e shtëpisë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall janë në bashkëpronësi, xhaxhait dhe familjes së Klosit pranë “21 Dhjetorit”, tha Muho .

Muho thotë se duhet të vijojnë hetimet ndaj Klosi duhet të qëndrojë pas hekurave. Po ashtu, për pronat shprehet se akuzohet për një apartament që e ka blerë ish bashkëshorti i saj 3 vite pas ndarjes.

“Prokuroria para disa ditësh ka bërë sekuestro të një apartamenti të regjistruar në emër të ish bashkëshortit të saj që e ka marrë në vitin 2021, pra më shumë se 2 vite e disa pasi ishin ndarë dhe nuk e dimë si mund të akuzohet për pasuritë e tij kur kanë më shumë se 3 vite të ndarë. Në vitin 2018 janë divorcuar dhe Alda Klosit i janë lënë në kujdestari 2 fëmijët e mitur dhe marrëdhëniet me bashkëshortin kanë vijuar të jenë korrekte për hir të fëmijëve. Ajo çfarë thotë Prokuroria është një gjë që ka nevojë të verifikohet. Kjo nuk do të thotë që Klosi duhet të qëndrojë në burg deri atëherë.

Janë 2 vepra penale për të cilat nuk gjenerojnë të ardhura, si fshehja dhe deklarimi i rremë. Klientja ka deklaruar gjithçka ka pasur në pronësi të saj. Shuma e parave të marra hua nga vëllai, nuk ka detyrim të deklarojë për këtë gjë. Në ngritjen e dyshimit se ekziston akuza e deklarimit të rremë flitet për deklarimin e dhënë nga vëllai dhe Alda Klosi që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Klosi s’mund të fajësohet për gjëra të cilën se kanë pyetur. Vëllai është pyetur si u siguruan paratë”, tha Muho .

Sa i përket gjendjes shëndetësore, Muho shprehet se Klosi duhet të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.

“Pas ndalimit, Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore, u kurua në QSUT dhe doli në gjendje disi të përmirësuar por duhet të jetë në kontroll të vazhdueshëm sepse ka ndikime për hipertoni”, tha Muho.


Lajmi kryesor:

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, ish-zyrtarja Alda Klosi lihet në burg! Avokati: Apartamenti i sekuestruar në pronësi të ish burrit! S’ka pse të deklarojë paratë e vëllait


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?