Avokati i atentatorit të prokurorit: S'ka asnjë lidhje, prova e Akuzës dhe fjalët e Rrajës

6 Nëntor 2019, 15:51| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 16:33

  • Share

Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Cerekja deklaroi në përfundim të seancës te Krimet e Rënda se klienti i tij nuk ka pasur konflikte me prokurorin dhe se nuk ka qenë i përfshirë në atentatin kundër tij. Ai tha se prokuroria solli si prova gjurmët në një nga sendet (syzet) që u gjetën në makinë.

"Nuk ka asnjë lidhje, nuk është i përfshirë në këtë histori. Të njëjtën gjë konfirmuam dhe ne, kontestuam provat që pretendojnë prokurorët, qoftë për ligjshmërinë e arrestimit qoftë për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg". Prokuroria solli si prova gjurmë të gishtërinjve në një nga sendet që ndodheshin në makinë. Akuzohet për një sërë veprash penale, që nga vjedhja deri të vrasja e funksionarëve të lartë të mbetur në tentative. Rraja ndodhej në Shqipëri në momentin e atentatit, nuk po tentonte që të largohej, ishte në mjetin e tij, me pasaportën e tij, normalisht. Nuk janë gjetur shenjat e gishtërinjve përveç objektit. Redjani deklaroi vetëm 'Jam dakord me mbrojtjen dhe shpresoj drejtësia të bëjë punën e saj".


Lajmi kryesor:

Lihet në burg Redjan Rraja: S'kam lidhje me atentatin ndaj prokurorit! Gjurmët e tij u gjetën në syzet brenda makinës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?