Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija ka zbardhur detaje të reja duke thënë se ka dyshime se predha ka goditur fillimisht Hekuran Dedën e më pas Aleks Nikën ose e kundërta.
“Te Aleks Nika është gjetur predha dhe është në dosje hetimore. E kam parë para 2 vitesh dhe është aty në gjendje siç ka qenë. Ka dhe tabela fotografike. Dihet se ku ka hyrë dhe ku ka dalë. Te rasti i Hekuran Dedës do ndihmonte prezenca e gazetarit Fatos Mahmutaj. Ka një rol të rëndësishëm sepse dyshohet se e njëjta predhë ka goditur të dy bashkë. Ka dyshime që predha të ketë goditur fillimisht hekuran dedën dhe pastaj aleks nikën, ose e kundërta. Fatos Mahmutaj me telefon, Hekuran Deda pas tij. Ka pasur një diferencë prej rreth 3 cm se ku ka hyrë dhe ku ka dalë po themi predha dhe me atë ti mund të ndërtosh një vijë dhe mund të shkosh drejt dhe te pozicioni ku qëllon qitësi.
Gazetari në fjalë do kishte një mundësi nëse do të sigurohej një dëshmi e tij. Ka element të kësaj natyre që mund ta çonin përpara hetimin. Edhe te Ziver Veizi mund të kesh mundësi shtesë. Edhe te Ziver Veizi mund të kesh mundësi shtesë sepse analizat e bëra janë të gabuara komplet, aty një riekspertim të bëhej del që skemi të bëjmë me goditje me rikoshet por me goditje direkte. Edhe për këtë vrasje ka një hapësirë përmes ekspertizave të duhura. Unë nuk do thoja se ishte Sali Berisha që ndikoi por ishte dhe prokuroria që ka bërë një punë të dobët. Ekspertët kanë thënë se mund të jetë me rikoshet. Gjykimi majft i dobët i prokurorisë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rihapen hetimet për 21 janarin/ Avokati i familjeve të viktimave: Shenjë e parë vullneti! Idajet Beqiri: Vendimi i DASH për shpalljen 'non grata' të Berishës i jep dritë jeshile prokurorisë
//ReportTv.al