Laert Haxhia

Kronikë

Avokati i Laert Haxhisë mohon lajmet për takimet e tij me modelen në qeli: Çështja është në hetim nga Prokuroria e Korçës

16 Korrik, 22:25| Përditesimi: 17 Korrik, 10:29

  • Share

1751199290_laerthaxhiu.jpg

Avokati mbrojtës i të dënuarit Laert Haxhia, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë në media për takime speciale të klientit të tij në burgun e Drenovës, me modelen, Ziza Pajaziti.

“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,” thuhet në deklaratën e avokatit.

Avokati Hysi thekson gjithashtu se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

Në media kanë qarkulluar lajme se Laert Haxhia ka zhvilluar një takim "special" brenda burgut të Drenovës me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Ky takim sipas raportimeve në media, u zhvillua përmes mashtrimit pasi modelja do takonte një të dënuar tjetër, por në këtë takim ishte Laert Haxhiu.

Objekt verifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë edhe dy raste të tjera pas raportimeve në media se dy vajza të njohura të shoëbizit kanë hyrë në ambientet e sigurisë së lartë për takime jashtë protokollit në burgun e Reçit.


Lajmi kryesor:

Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet! Veç rastit të Laert Haxhiut, edhe 2 të tjera në Reç


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?