Genc Gjokutaj

Politikë

Avokati i Metës del në mbrojtje të Berishës: Më 3 mars, gjykata s'mund të pranojë kërkesën e Alibeajt

23 Shkurt 2023, 15:04| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 15:05

  • Share

Avokati i Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj i ka dalë në mbrojtje ish kryeministrit për vendimin e 3 marsit që do të caktojë kush do e ketë vulën e PD, grupi i Alibeajt apo Berishës.

Në një analizë të gjatë në rretjet sociale, Gjokutaj shpjegon se si do të jetë procesi ndërsa thekson se Gjykata e Apelit Tiranë nuk do të gjykojë statutin e Rithemelimit të PD-së, të datës 11 dhjetor 2021. Po ashtu shprehet se Gjykata e Apelit është e detyruar që në fillim të gjykimit të vendosë mospranimin e ankimit të ankuesit.

“Me datën 3 mars, Gjykata e Apelit Tiranë nuk do të gjykojë statutin e Rithemelimit të PD-së, të datës 11 dhjetor 2021, pasi:

1. Gjykata e Apelit në fillim të gjykimit, në bazë të ligjit, verifikon praninë e palëve dhe legjitimimin aktiv të tyre dhe posaçërisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) që ka ankuar çështjen!

2. Gjatë verifikimit të legjitimimit aktiv të ankuesit (Alibeaj & Co), Gjykata e Apelit do të konstatojë se ankuesi jo vetëm që nuk ka qenë palë në gjykimin në Shkallë të Parë, por as e ka kërkuar një gjë të tillë me kërkesë për njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si palë e interesuar!

3. E vetmja kërkesë që ankuesit (Alibeaj & Co) kanë bërë gjatë gjykimit në Shkallë të Parë ka qenë përjashtimi i gjyqtarit të çështjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes! Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Alibeaj & Co për përjashtim të gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikërisht për shkak të mungesës së legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë u legjitimoka që të ankohet ndaj vendimit të këtij gjyqtari (Agron Zhukri), siç në mënyrë haptazi të kundërligjshme ka ndodhur!

4. Në këto kushte Gjykata e Apelit është e detyruar që në fillim të gjykimit të vendosë mospranimin e ankimit të ankuesit (Alibeaj & Co) për mungesë të legjitimimit aktiv të tij pa i hyrë fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura në ankim!

Kjo është rruga ligjore dhe kështu do të ndodhë! Kush mendon dhe shpreson ndryshe, nuk mund të ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Komento

Komente

  • Koka e turpit: 23/02/2023 18:46

    Ky bullar ofendim per drejtesine ky eshte topmuti i madh qe rrotullohet rreth kriminelit Berish dhe hajdut spiunit Mete.

    Përgjigju
  • Linda: 23/02/2023 18:24

    Saliu beri gjithe ate mundim te hiqte Bashen dhe mbajti reth vetes gjithe intrigantet qe ja servirin si te duan pislliqet e tyre.Bardhi e filloi lojen e birbilave ata te Sales i mbajten ison.Te rradhet e veta ta gjej fajtorin qe hodhen gurin dhe fshehen doren jo te zoti Rama dhe te parlamenti.Tabaku shkon te tempulli i Komitetit Evropian ne Bruksel diten tjeter te protesta Sales pastaj flet per integrimin e parlamentit!! Ca te kuptosh nga kultura politike e kesaj zonje??Integrimi i Shqiperis eshte per popullin shqiptare jo per politikanet qe nuk bejn asgje per te denuar ata qe cenojn perlamentin qe fajin e kane vete dhe ja u hedhin te tjereve si zoti Bardhi!!

    Përgjigju
  • Termeti: 23/02/2023 16:01

    Mos e ofendo 6 kendeshin, ky eshte drejtkendesh ne kuti kar-toni.

    Përgjigju
  • Ledi: 23/02/2023 15:13

    Avokati PD qe NUK ka fituar asnje gjygj, perjashto Kur vendimet i merrte Saliu nga zyra kur kishte pushtetinv.Ik mshihu or koke gjashtekendesh qe mbro vetem korrupsionin dhe vrasjer shteteror si 21 Janari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?