Avokati i politikanit serb Sanduloviç homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz! Lë dhe një letër: Miliona shpresa e ëndrra fillojnë me ‘më fal'

18 Janar, 17:33| Përditesimi: 18 Janar, 21:32

  • Share

KOSOVË-Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Aty ai ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharajt, në të cilin thuhet “Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”.

Vizita e Stojkovic tek varrezat e familjes Jashari ka ardhur pas arrestimit të politikanit serb, Nikola Sandulovic, pas publikimit të videos teksa nderonte varrezat e familjes Jashari.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?