Arrestimi i Ilir Metes 23 tetor 2024

Avokati i Popullit nis hetim për procedurat e arrestimit të Ilir Metës nga Forcat Operacionale

28 Tetor, 13:31| Përditesimi: 28 Tetor, 13:56

  • Share

Tirane-  Arrestimi i Ilir Metës do të jetë objekt i hetimit administrativ nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka regjistruar rastin për të hetuar administrativisht veprimet e Policisë së Shtetit në zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të masës, nga Forcat Operacionale më 20 tetor 2024 teksa po udhëtonte me makinë në drejtim të Tiranës. Hetimi do të vlerësojë nëse janë marrë masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat e subjekteve gjatë procedurave të arrestimit. Hetimi nuk ka të bëjë me faktin penal apo me domosdoshmërinë e masës, pasi kjo nuk është brenda mandatit tonë mëson shqiptarja.com.

Arrestimi i tij u krye në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës.

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, po hynte në Tiranë, i kthyer nga një udhëtim që kishte bërë në Kosovë, në momentin që makina e tij u ndalua nga forca të shumta të Operacionales, rreth orës 13:15 minuta të 20 tetorit 2024. Report Tv solli edhe videon ekskluzive të momentit të arrestimit të Metës, ku dallohet si efektivët me maska nxjerrin me forcë nga makina ish presidentin. 

Opozita e quajti 'rrëmbim politik' ndërsa policia dhe ministri i Brendshëm deklaruan se nuk ishte kryer asnjë shkelje por se ekzekutimi i urdhërndalimit ishte i detyrueshëm pasi nëse nuk do të ndodhte do të viheshin para ligjit vetë ata. 

"Shtetasi Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij  për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë" informoi polici ditën e arrestimit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 28/10/2024 19:54

    Gjeja me e pa rendesishme per shoqerine Shqiptare ne gjithe dosjen penale te çiftit Meta-Kryemadhi eshte menyra e ekzekutimit te vendimit te gjykates nga policia. Arroganca e Z.Meta eshte qe tek refuzimi i tij te mbrohet me punonjes garde, pa le kerceninet e vazhdueshme ndaj prokuroreve,gjyqtareve,ambasadoreve dhe nempunesve te shtetit,jo si ne ish President,kryeminister por si nhe kryetar mafie i vitece 60-70. Psh policia kur organizon kapjen e nje personi ne kerkim fillimisht i ben thirrje duke u prezantuar "policia" dhe te dorezohet.Ne 99% te rasteve ato nuk dorezohen dhe policia detyrohet te hyje me force ne banese apo objekt. Ne kete menyre ka vepruar edhe me Meten,pra eshte trajtuar me ne dinjitet, ndonese nuk duhej. Po marrim te kunderten se ka shume variante pabesie, psh bie fjala banda e Al Capones te veshur me uniforma policie dhe duke u prezantuar si police kane eleminuar 8 kundershtare ne masakren e shen valentimit, kete e ka bere edhe mafia korleoneze kunder bandes se Kavataios, kane qene te veshuar me uniforma policie, biles ka ndodhur edhe ne Shqiperi ne vitet 98-2000. Por ne rastin Meta ka qene policia e vertete, qe i eshte prezantuar, dmth nuk e kane qelluar, por i kane kerkuar ne mes te dites,trafikut,etj qe ka nje mase sigurie. Ai si mos te kishte qene kryeminister,kryetar kuvendi dhe president,me kercenime prokuroresh, gjyqtaresh,policesh,poitikane e nenpunes shteti. Ne kete rast policet kane patur dy rruge, o ta linin te lire dhe te shkonin ne ndjekje penale per shperdorim detyre ose te vepronin ne ate menyre qe vepruan, dmth zbatimin e ligjit. Por ne punen e policise ka patur gjithmone nje "nese do kishin vepruar keshtu apo ashtu do ishte me mire". Dhe gjithe faji o burra tek policia, jo te baterdia e tij me pasurine dhe parate e popullit.

    Përgjigju
    • E DREJTA: 29/10/2024 09:21

      FIKS FARE...SHKRIM BRILANT

  • Niku: 28/10/2024 16:41

    Avokati i popullit eshte ne sherbim te korruptuarve sepse i korruptuar eshte edhe ky institucion, nga bangat e shkolles se argites e çupes se fariut kane dale,,pse ca prisni te meret me hallet e te drejtat e shtresave ne nevoj,,.

    Përgjigju
  • Miku: 28/10/2024 15:22

    Avokati i Popullit behet qesharak me keto nisma, duke pare sa padrejtesi e halle ka Shqiperia per te cilat ia ka futur gjumit. P.sh. Kanosja e gazetareve dhe informaliteti, jetimet, pensionistet, drejtesia, shpronesimet... e te mendosh qe paguhet me taksat tona

    Përgjigju
  • Linda: 28/10/2024 15:06

    Te gjithe gjerat e cuditshme ndodhin ne Shqiperi si psh Avokati i Popullit kerkon hetim se cfare eshte ushtruar ndaj nje pushtetari!!Te gjithe avokatet dhe juristet qe punojn dhe paguhen te kjo zyre te pushohen urgjentisht nga puna!!Cdo qytetar shkon te avokati i popullit dhe ploteson nje formular ankese ku shkruan me imtesi dhe detaje kerkesen per ndihmen ligjore ndaj shkeljeve qe i eshte bere te drejtave te tij nga organet e pushtetit,ministrit,pushtetar, zyrtar etj dhe koha per te merre pergjigje zgjat 3 jave me e shumta! Avokati i popullit nuk zgjidh problem direkt po ben nje ndermjetesim me te sigurt ligjor dhe me te sakt per cdo qytetar dhe behet pa pages!!Kush ju tha ketyre se paguhen nga populli per te zgjidhur hajdutlliqet e Likes dhe bandes se tij????

    Përgjigju
  • fatal division: 28/10/2024 14:44

    Qesha në lot kur degjova bilushin e spiunit IM meta-Metaj , qe thoshte , e sfidoj policine te nxjerrin kamera e trupit. Sa kam qesh. Kur te vije puna për në gjynof po qe do I nxjerrin Por Jo tani e dini pse? Sepse po I nxoren tani bilushi e salehu do thone se jane te manipuluara filmimet si ai I 700 mije euroshit lol

    Përgjigju
  • arusha lepurushi: 28/10/2024 14:13

    C"pune ka avokatja e popullit qe merr ne mbrojtje kete bastard, ai eshte per popullin, si ka dhe emërtimin, se agushi nga cepani,skrapaleshi, nuk eshte popull por dinozauri i korrupsionit ne Shqiperi, Ballkan e me gjere. Mos ndotni institucionin me kete bandit, kriminel,Dragashit,hajdut.

    Përgjigju
    • Bravo: 28/10/2024 16:18

      Është w vetmja pune qe ka. Ore merrni vesh nga shteti ju apo te rrojë partia?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?