Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha se vendimi për ‘arrest me burg’ është i papërshtatshëm dhe nuk plotësohen kushtet. Avokati kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Sipas avokatit, akuza për tenderin është lapsus i prokurorisë dhe këtë do e provojnë.
“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vevepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë.
Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij si kryetar bashkie nëpërmjet organeve kolegjiale si dhe nëpërmjet strukturave organike të miratuara. Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat dhe nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike që ka në vartësi.
Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.
Lajmi kryesor:
Vangjush Dako lihet në burg! Mohon akuzat e SPAK: S’kam pasur dijeni për tenderin, as katet e pallatit! Çohet në burgun e Durrësit ku është Lefter Koka e Alqi Bllako
M.Q.//ReportTv.al