Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar sjelljen me dy standarde të SPAK-ut lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka thënë se SPAK tani vepron me dy standarde, duke përzierë ligjin me politikën. Sipas Beqirit, ky është një orkestrim kriminal duke i prerë kokën atij që është numri 1 i bashkisë.
Beqiri deklaroi se SPAK ka përdorur Olsi Dadon që është prokuror problematik, i lidhur me botën e krimit dhe me Argita Berishën.
“SPAK e ka futur në një rrugë tjetër problemin e të qënit të barabartë përpara ligjit. Ka dy standarde, ka edhe qëndrime mendjelehtë. Ka edhe një përzierje mes ligjit dhe politikës. Në këtë drejtim, duhet kritika kontruktive, ligjore, që e shikon procedurën në dritë të syrit dhe nuk lejon që të bëhet pjesë e lojërave. Prandaj kritika duhet të veprojë. Në rastin konkret ne jemi me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili po hetohet dhe është marrë në pyetje. Derisa ai është marre në pyetje disa herë nga SPAK dhe në një situatë të tillë pse duhet të thuash që do e çojmë në burg ‘pa afat’? Por problemi është pse duhet në këtë moment? Në rast se ti këtë do merrje që kur të erdhi në fillim kallëzimi penal dhe ky ka mundësi dhe të iki jashtë shtetit ose mund të kryejë një krim të rëndë, atëherë mund t’i japësh burg pa afat. Por jo kur ai është kryetari i bashkisë, i dyti nga pesha, dhe nuk ka rrezik ikje, pasi ai mund të ishte larguar që në fillim. Kjo bie erë të keqe.
Mua më duket një orkestrim kriminal, dhe ti tani i pret kokën atij që është 1 i bashkisë. Te ndiqet siç ndiqet Sali Berisha me arrest shtëpie. Në këtë veprim unë i them SPAK, ke vepruar me dy standarde dhe ka përdorur Olsi Dadon që është prokuror problematik. Ai ka ardhur nga bota e noterëve me Ina Ramën dhe ka bërë korrupsione. Është i lidhur me botën e krimit, është i lidhur me Argita Berishën dhe vendimin që është marrë. Në këtë aspekt, është vendim i kritikueshëm. Nga ana tjetër, shkon e merr masën mbi Ajola Xoxën, e cila është mbesa e Jakov Xoxës. Arrest shtëpie, a mund të krahasohet kjo me Monika Kryemadhin, që nuk ka lënë krim pa bërë. Ajo ka fëmijë, që duhet ushqyer dhe duhet çuar në shkollë”, tha Beqiri.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Olsi Dado eshte prokuror i papergatitur, si student ishte shume agresiv dhe nje ganster ne komunikim kur i jepej pergjigjja se nuk di te kuptoje Kodin penal. E kisha humbur si jurist meqe zgjodha nje zanat tjeter. Por ky tipi paska vazhduar dhe ja, tanime ne Spak, nga punet e mira te vajzes se kryehajdutit SB. Spaku ka figura te mira, te nevojshme per nje cope vend qe e lakmon çdokush qe vjen dhe e viziton, por ka dhe plehra dhe njerez te papergatitur si ky tipi. Ky prokuror po njollos punene e mire qe ka bere deri tani Spak. Nese EV eshte i denueshem, marrja e tij ne zyre si hajdut sportel banakash, eshte nje injorance e Prokurorot qe i duket vetja super hero. Por kete e ka edukumi dhe deshira per te firmosur siç e kane zakon noteret. Bravo Ina Rama, i dhe rruge nje injoranti ne sistemin e drejtesise.
PërgjigjuAvokat pa license.
PërgjigjuOlsi Dado eshte nga Durresi dhe familje me nivel. Do te thoja me shume mik me Ina Ramen se sa me ate shemtiren qe nuk dua ti permend emrin. Ja ke fut kot plako. Mos i beni me thithje atij qe ra brenda se e meritonte me kohe. Pra asgje nuk behet pa e miratuar Babo. Kaq
Mos na sha SPAK se na ke share Ameriken
PërgjigjuEshte nga shijaku,i ardhur ne durres...dhe Ka qene penthym..familia eshte gje tjeter!