Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Avokati Idajet Beqiri: Transferim i dyshimtë i Izet Haxhisë në burgun e Rrogozhinës! I rrezikohet jeta se është armik i Berishës! Manja të marra masa

12 Korrik, 20:27| Përditesimi: 12 Korrik, 20:46

  • Share

Izet Haxhia, i dënuar me 21 vite burg në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998, dhe ku po vuan dënimin në burgun e Reçit, është njoftuar se do të transferohet nesër në burgun e Rrogozhinës. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij Idajet Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka ngritur alarmin për rrezikun e jetës së klientit të tij.

Sipas avokatit, Haxhia është njoftuar në mënyrë të papritur dhe kjo lëvizje për transferim është me sfond të dyshimtë. Sipas Beqiri, pikërisht atje ku jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar, ku elementë të burgosur armiq të tij, për shkak të raporteve armiqësore të Izet Haxhisë me Sali Berishën, kërkojnë që nesër t'a transferojnë pikërisht në Burgun e rrezikut.

Beqiri i bën apel Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe para Ministrit të Drejtësisë Ulusi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.

‘Izet Haxhia vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë të papritur dhe me një sfond tepër të dyshimtë, është njoftuar se nesër do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës, pikërisht në këtë burg ku jeta e tij është ekstremisht e rrezikuar. Nuk ka asnjë arsye objektive për këtë transferim, pasi sjelljet e Izet Haxhisë në Burgun e Reçit kanë qënë dhe janë shëmbullore. Asnjë shkelje sado e vogël disiplinore nuk i është evidentuar gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit në këtë burg. Një urdhër i dyshimtë, me suport  politik dhe hakmarrës, duke e ditur që Izet Haxhia para se të transferohesh në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova të pakontestueshme se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel..., autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit. Tashmë, pikërisht atje ku jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar, ku elementë të burgosur armiq të tij, për shkak të raporteve armiqësore të Izet Haxhisë me Sali Berishën, kërkojnë që nesër t'a transferojnë pikërisht në Burgun e rrezikut.

Apeloj para Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe para Ministrit të Drejtësisë Ulusi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.’- thotë avokat Idajet Beqiri.

Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pwti: 12/07/2024 23:07

    Dmth-sipas uturakut ditor te Ramokracise, Beqiri, meqe vrasesi i denuar transferoher ne vije ajrore afer berishes me disa qindra kilometra (???) le qe ka rrezik por qenka konspiracion nga berisha (???) demek qe ja trubulluar uqerve Manja e Rama ujin dhe keta bejne transferimin. Epo he, flisni vete ka me trashesi se kaq?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?