Kronikë

Avokatja amerikane e Shullazit: Çdo person ka të drejtë për proces të rregullt! Meçe: Prej 2 vitesh po i shkelen të drejtat, do shkojmë deri në Strasburg

21 Prill 2021, 12:02| Përditesimi: 21 Prill 2021, 12:17

  • Share

 

Lambrini Nassis avokatja greko-amerikane e Emiljano Shullazit tha se çdo person ka të drejtë të ketë një process të rregullt.

“Çdo person ka te drejten te kete një proces te rregullt ligjor”, tha ajo.

Avokati tjetër i Shullazit Vladimir Meçe tha se do i drejtohen gjykatës së lartë, gjykatës kushtetuese madje edhe në Strasburg, duke pretneduar se u janë shkelur të drejtat të pandehurve.

“Sepse kemi parë se gjykata po bën 2 vjet që po shkel të drejtat e të pandehurve. Në seancën e kaluar kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares dhe një nga gjyqtaret e apelit në mënyrë haptazi të kundraligjshme ka rrëzuar kërkesën, sikurse dhe kryetarja e gjykatës ska pranuar kërkesën e dorëheqjes së kësaj gjyqtareje. Përveç të tjerave avokatja është specialiste e të drejtave të njeriut. Me sjhkeljet e shumta që janë konstatuar kjo çështje do të shkojë në Strasburg. Është normale që avokatja amerikane të na përfaësojë në Strasburg. Do i drejtohemi gjykatës së lartë dhe organeve të tjera të cilat janë mbështetëse të Reformës në Drejtësi në mënyrë të veçantë obdati”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Avokate amerikane për të mbrojtur Shullazin, Apeli shtyn seancën! Nassis: Çdokush ka të drejtë për proces të rregullt! Meçe: Çështja mund të shkojë në Strasburg


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?