Avokatja që mbrojti çështjen ‘ Haradinaj’ në Hagë: ”Kam mësuar shumë mbi strukturat e përfshira në këtë luftë”

20 Maj 2020, 11:55| Përditesimi: 20 Maj 2020, 12:19

  • Share

Suksesi është i rëndësishëm por nuk mjafton, mbi të gjitha duhet të jesh i vlefshëm për të sjellë sa më shumë pozitivitet në shoqëri.

Kjo është shprehja që i shkon më shumë avokates Rudina Jasini. Ajo jeton prej vitesh në Oxford, ku edhe punon si avokate dhe pedagoge pranë Universitetit të Oksfordit. Gjatë karrierës së saj është marrë me cështje nga më të ndryshmet, por ajo që e bën me krenare është puna në grupin e avokatëve që mbrojtën cështjen ‘ Haradinaj’ në Hagë, ku Rudina ishte e vetmja shqiptare që merrte pjesë në këtë proces gjyqësorë. Për këtë por edhe për rrugëtimin e saj të gjatë e të sukseshëm në drejtësi, ajo rrëfeu më tepër në emisionin “ Rreze Dielli’’.  Ku ndër të tjera u shpreh se fillimisht nuk kishte menduar të aplikonte  pasi ishte ende e re:

"|Në përfundim të studimeve të mija në Fakultetin e Drejtësisë në George Town jam zhvendosur pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për krimet në ish-jugosllavinë në Hagë, fillimisht duke bërë një stazh në dhomën e apelit dhe kam punuar me nje gjykatë shumë të njohur mbi çështjet e Ruhandës, më pas u krijua një mundësi pranë grupit mbrojtës të cështjes ‘Haradinaj’. Fillimisht nuk mendova për të aplikuar sepse isha nga këto avokatet e rinj të cilët ishin në procesin e stazhit por më pas kuptova që mundësitë iu jepeshin edhe të rinjve për t’u future në këtë rrugë apo karrierë të së drejtës ndërkombëtare penale dhe aplikova ndër 30 individët që u morën dhe u intervistuan, kisha privilegjin të zgjidhesha. Mund të them se e mbaj mend në mënyrë shumë të qartë intervistën që kam bërë me avokatin kryesor të cështjes ‘ Haradinaj’, Ben Everson një avokat shuëm i njohur në Britaninë e madhe I cili ma përshkroi si një eksperiencë shumë të vështirë ‘ duhet ta kuptoni që duhet të sakrifikoni shumë nga jeta juaj personale dhe e gjithë kjo do të jetë punë’ tha nëse ju jeni në gjendje t’i bashkoheni ju ofrojmë nëse ju mendoni se kjo është një eksperiencë e papërballueshme mund të na thoni" rrëfen Rudina.

Rudina shprehet se kjo ka qenë një eksperiencë mjaft e vlefshme për të.

‘’ Jam shumë krenare që kam marr pjesë në një cështje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kam mësuar shumë mbi procedurat, mbi natyrën e konfliktit dhe aktualisht cilat ishin strukturat e përfshira në këtë luftë’’. Cështja ‘ Haradinaj’ ishte një cështje e gjatë në procesin gjyqësor sepse shkoje nga gjykata e parë në apel dhe pastaj në proces rigjykimi, Dhe unë e kam ndjekur gjatë gjithë stadit të zhvillimit të saj, të procedurës gjyqësore” shprehet ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?