Të ardhmen, Rudina Jasini e ka vendosur që në adoleshencë. Sot ëndrrat e saj i ka bërë realitet. Punon si pedagoge e drejtësisë në universitetet më të lakmuara në botë, Havardit dhe Oksfordit. Por ka arritur të ngjisë edhe shkallët e gjykatës së Hagës, ku është edhe e vetmja shqiptare dhe grua, pjesë e trupës që mbron, Hashim Thaçin dhe tre të akuzuarit e tjerë për krime lufte.
“Jam aktualisht edhe një ndër avokatet mbrojtëse të një prej të akuzuarit e çështjes Thaçi dhe tre Të akuzuarve të tjerë në Hagë. Është privilegj të punoj për një çështje, që unë e quaj çështje kombëtare. Nuk është se janë vetëm 4 të akuzuar. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme e Kosovës, e kombit shqiptar. Besoj se ka dhe një peshë më të veçantë ku mëson se ti po punon në një grup që dominohet nga gjinia mashkullore. Unë nuk shoh diferencën, por për mua e rëndësishme është puna që bëj. Sfidat na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës. Nuk mund të them që të arrish sot këtu dhe të marrësh pamjen dhe seriozitetin, por mbaj dhe anën e femilitetit.”
Mbrojtja për katër të akuzuarit ka qenë sfiduese, por puna për ti liruar nga akuzat, thotë Jasini, është maksimale.
“Jemi në një proces para gjyqësor dhe ky është një proces që do të zgjasë për disa vite. Është e vështirë që të komentoj në mënyrë specifike për çështjen. Po bëhet punë maksimale për mbrojtjen e 4 të akuzuarve. Do të kuptojmë më shumë kur të jemi në proces gjyqësor që shpresoj të fillojë vitin që vjen.”
Rudina nuk është ndalur asnjëherë edhe në të bërit bamirësi, por edhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Eksperienca që i ka lënë mbresa është mbrojtja e viktimave të luftës së Kamboxhias.
“Kam punuar dhe në tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi në një tribunal të posaccëm për Kamboxhian, ku kam përfaqësuar viktimat e genocidit e luftës aty. Unë i kam përkushtuar vite, vëmendjen dhe energjinë time të drejtave të njeriut. Pa të drejta të njeriut një shoqëri nuk ekziston për më tepër të grupeve më të marxhinalizuara që kërkojnë mbrojtje më të madhe. Unë kam qenë mbi 7 herë në Kamboxhia dhe kam bërë një punë kërkimore për 5 vjet dhe kam intervistuar 112 viktima të luftës që është realizuar nga viti 1975 deri në vitin 1979 ku mbi 2 milionë njerëz vdiqën. Ka qenë shumë e vështirë sepse si avokate përfshihet në procesin Teknik, por si studiuese kur shkoja në shtëpitë e viktimave ka qenë një proces i vështirë. Më ka mësuar shumë dhe i ka dhënë një dimension tjetër punës time”.
Për të arritur deri këtu, Jasini thotë se i është dashur shumë punë dhe ambicie, por nuk ka lënë pas as të shijuarit jetën përmes udhëtimeve të shumta.
“Ky rrugëtim ka ardhur si rezultat i gërshetimit të disa faktorëve, dëshirës, ambicies por edhe punës shumë të fortë, por mbi të gjitha e mundësisë për të kuptuar se një opurnitet i ofruar për tu pranuar në këtë rast në universitetin e Oksfordit të kem mundësinë të ofroj dhe jap kontributin në punën time hulumtuese kërkimore por edhe në mësimdhënie. Unë përvec se jam lektore ushtroj profesionin e avokates në fushën e të drejtës ndërkombëtare penale. Si avokate licencën e kam që në vitin 2005. Por si avokate në gjykatat ndërkombëtare kam që në 2007”.
Jasini ka edhe një mesash për të gjithë të rinjtë.
“Këtu mund të arrish vetëm nëse ke një dëshirë, ambicie dhe punon shumë shumë fort, por pozitivja është që kur je në një shoqëri që ty të ofron të rritesh dhe të avancosh atë që dëshiron. Dyert apo dritarja që e shikon botën kur je në shqipëri , bota të të duket më e madhe dhe e pa kapshe. Aspiro përtej asaj që shikon tani. Duket imagjinare, por ajo imagjinarja të shtyn shumë fort për të punuar. Duhet punë, formim. Për tu bërë një peshk që lundron në mbarë botën duhet përgatitje dhe punë e madhe”.
Duhesh pergezuar qe je kaq atdhetare. Po e mbron falas ee? Apo me parat qe ka vjedhur nga populli?
Përgjigju