Ish bashkëshortja e zv kryeministrit Arben Ahmetaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë. Kërkesën e ka bërë avokati i ish bashkëshortes së Ahmetaj dhe shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë.
Bëhet fjalë për urdhërin numër 62 të gjykatës se posaçme të Apelit dhe vendimit numër 137 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë. Avokati e quan te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as e ish bashkëshortes së tij që pretendon që e ka pasur thjesht në përdorim.
Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt Erjola Hoxhaj.
Të enjten e kaluar parë Ahmetajn u pyet për 6 orë nga prokurorja Enkeleda Millonaj dhe agjentë të BkH në lidhje me hetimet e nisura për Ahmetajn.
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.
Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Pas këtij kontrolli SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. U vendos sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha, ku Ahmetaj thotë se jeton. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok.
/SIFI/,keni shume te drejte//Rekursin ne Gjykaten e Larte i takon t'a beje /SHOQJA NE ZVICER/.
PërgjigjuAvokat per humor!Meqe nuk eshte ne pronesi te Ahmetajt,cfar pune keni ju qe nderhyni ne kete ceshtje ?
Përgjigju