Politikë

'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'

13 Mars, 15:53| Përditesimi: 13 Mars, 16:10

  • Share

Të gjithë në minutë të fundit, ose jashtë afatit. Me këtë ritëm, partitë politike, të vjetra apo të reja, provuan limitet, kush për të penguar të pakënaqurit të tradhtojnë, e dikush tjetër, për të strehuar në listat e tyre të braktisurit.

Kur Partia Socialiste solli emrat e saj, mesnata kishte kaluar. Njerëzit e Sali Berishës, erdhën me një frymë, fiks 2 minuta para se dera të mbyllej, panoramë e përsëritur kjo, që nga koha e Bashës.  

Më herët, listat i kishin dorëzuar Social Demokratët, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. Tom Doshi vetë do të kandidojë në Shkodër, ndërsa Agron Shehaj dhe Arlind Qori në Tiranë.

Në fakt, të gjithë liderët e partive të reja kërkojnë një mandat në Tiranë. Këtu kandidon edhe Lulzim Basha, edhe Dashamir Shehi me Enekelejd Alibeaj, e po ashtu Adriatik Lapaj dhe Pano Soko.

Vec shpresës së të gjithë formacioneve të reja për të fituar mandat në Tiranë, tre koalicionet i bashkon edhe një element tjetër.

Koalicioni Euroatlantik,   Koalicioni Djathtas për Zhvillim dhe Nisma Shqipëria Bëhet, kanë futur në listën e  mbyllur emra fiktivë,  familjarë e njerëz të besuar, kryesisht të moshës së tretë të cilët, në rast se fitojnë mandat, planifikojnë t’i djegin ato. Kjo do të hapte rrugë që mandatet t’i përfitonin më të votuarit e listave të hapura.      

Në Tiranë Basha kandidoi edhe Alfred Ahmetcenaj, ish-komandantin e njësisë speciale të Gardës, në protestën e 21 Janarit ku ai ishte Ministër i Brendshëm, sot në rihetim nga SPAK si krim i pazbardhur shtetëror.

“Është kandidati ynë pa asnjë njollë dhe pa asnjë cen”, theksoi Basha.

Lista kanë dorëzuar edhe 3 parti të vogla, të drejtuara nga  Edmond Stokju, Elena Kocaqi dhe Kreshnik Osmani.

14 parti të tjera që ishin regjistruar, dështuan të sillnin emra kandidatësh, duke vërtetuar se ishin parti fantazmë.

KQZ po verifikon dokumentacionin e dorëzuar nga 11 subjekte, për të parë nëse të gjitha do ta kalojnë testin final për të qenë në fletë votimi.

Ky format i prezantuar nga KQZ nxë 8 subjekte, e nëse në fund do të rezistojnë 11, Komisioni mendon zgjerimin edhe ca të kësaj flete, e po ashtu zvogëlimin e shkronjave të emrave të kandidatëve.

SUBJEKTET QË SOLLËN KANDIDATË
1.     Partia Socialiste                        Edi Rama
2.     Koalicioni i PD                         Sali Berisha
3.     PSD                                         Tom Doshi
4.     Partia Mundësia                        Agon Shehaj
5.     Lëvizja Bashkë                         Arlind Qori
6.     Koalicioni Euroatlantik             Lulzim Basha
7.     Koalicioni Djathtas për Zhvillim D. Shehi & E. Alibeaj
8.     Nisma Shqipëria Bëhet             Adriatik Lapaj
9.     ADR                                        Edmond Stokju
10. AKSH                                      Elena Kocaqi
11. Partia “Atdheu”                        Kreshnik Osmani

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?