Bota

'Avullon' armëpushimi në Libi, Erdogan dërgon dhjetra tanke në Tripoli

30 Janar 2020, 16:07| Përditesimi: 30 Janar 2020, 16:10

  • Share

Dhjetë ditë pas konferencës së Berlinit, armëpushimi në Libi tani nuk ekziston më.

Por mbi të gjitha, të dy frontet, ai i qeverisë së Tripolit të Fayez Serraj dhe ai i gjeneralit Khalifa Haftar, po grumbullojnë armë dhe mercenarë dhe janë të gatshëm të rifillojnë luftën në një shkallë të gjerë.

Dy anije luftarake turke hynë sot në portin e Tripolit duke shoqëruar një anije tregtare nga e cila zbarkuan në tokë dhjetëra tanke, automjete të blinduara dhe automjete të tjera ushtarake të destinuara për ushtrinë e Fayez Serraj.

Nga ana tjetër, gjenerali Haftar vazhdon të urdhërojë militantët e tij të bombardojnë periferitë jugore të Tripolit.

Presidenti Francez Emmanuel Macron për herë të parë akuzoi drejtpërdrejt Presidentin turk Erdogan se ka thyer embargon e armëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?