Khalifa Haftar-Al Serray

Bota

'Avullon' armëpushimi në Libi, nisin luftimet në jug të Tripolit, Franca mbështet gjeneral Haftar-in

21 Janar 2020, 12:19| Përditesimi: 21 Janar 2020, 12:23

  • Share

Armëpushimi i arritur në Konferencën Ndërkombëtare të Berlinit duket se po ‘fundoset’.

Forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar ka denoncuar se "mercenarët sirianë" që luftojnë së bashku me qeverinë e Al-Serray kanë sulmuar pozicionet e Ushtrisë Kombëtare Libiane të Khalifa Haftar në jug të Tripolit.

Ndërkohë duket se Turqia i fryn zjarrit.

"Të gjitha qëndrimet e treguara deri më tani nga Haftar tregojnë se ai dëshiron një zgjidhje ushtarake në Libi. Por Haftar duhet të arrijë në një zgjidhje politike. Të gjitha përpjekjet tona shkojnë në këtë drejtim, "tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Edhe në fushën e ‘lojës’europiane ka ndarje.

Franca raportohet se po bllokon një deklaratë të përbashkët me Italinë, Britaninë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara për të dënuar bllokimin e eksporteve të naftës të vendosur nga gjeneral Haftar.

Komento

Komente

  • Shkodeani-Belgjike: 21/01/2020 12:28

    Franca si gjithmone vetem lufte, ashtu sikurse serbia, Pra ashtu si ishte kunder Shqiperise per çeljen e negociatave Delja e zeze e europes.

    Përgjigju
    • Arbëri: 21/01/2020 19:04

      E vertet...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?