Laporte dhe trajneri i Francës Deschmaps

Aymeric Laporte, francezi i Spanjës që u përplas ashpër me Deschmaps: S'më hapte telefonin! Trajneri i Francës: Është gënjeshtar

8 Korrik, 14:24| Përditesimi: 8 Korrik, 14:31

  • Share

Në mungesë të Le Normad, Aymeric Laporte do jetë pika e referencës në qendërmbrojtjen e Spanjës të martën kur ‘La Roha’ të përballet me Francën. Mirëpo historia e 30-vjeçarit, i cili tani luan me Al Nasr në Arabinë Saudite, merr vlerë të veçantë.

Laporte lindi më 27 maj të 1994 në zonën e Age-s në Francë, ekip ku qëndroj për 9 vite në fillimet e tij. Ndërkohë që ngjiste hapat e karrierës si fëmijë derisa ti bashkohej Atletic Bilbaos, mbrojtësi luajti për 51 ndeshje me ekipet e moshave të Francës. Teksa ishte pjesë e Bilbaos në Spanjë, por edhe kur kaloi më vonë te Man.City Franca e grumbulloi disa herë, por Deschamps kurrë nuk e aktivizoi. Ndonjë rast edhe për shkak dëmtimi. Kjo bëri që mes palëve të shpërthenin edhe akuza, me Laporten i cili fillimisht ‘tha se trajneri nuk e donte në kombëtare’. Futbollisti për me tepër u shpreh se Deschamps nuk i kishte hapur as telefonin, edhe pse ky i fundit zyrtarisht të paktën 4 herë e grumbulloi te ‘gjelat’. Deschamps më vonë reagoi dhe e qujti Laporten një gënjeshtar, pasi sipas tij nuk e kishte telefonuar dhe se nuk kishte qenë gati për kombëtaren.

Në këtë situatë, në 2021 Laporte mori pasaportën e Spanjës, teksa njëkohësisht iu bashkua edhe La Rohas, duke luajtur në Ligën e Kombeve, Botëror dhe këtë Evropian. Të martën do ketë përballë trajnerin që e urren, por se kush do dalë fitues dhe a do ketë takim mes tyre kjo nuk dihet.

Situatë e ngjashme, por me fund të ndryshem është edhe e Griezman, i cili sipas AS nuk e donte Laporten te Franca. Futbollisti i Atletico Madrid në fillimet e tij u refuzua nga të gjithë ekipet në Francë sepse ishte i shkurtër, teksa vetëm Real Sociedad në Spanjë i hapi derën. Që prej asaj periudhe Griezman ka luajtur vetëm në gadishullin iberik, ndërsa tani do jenë kundërshtarët për të prerë biletën e finales. ‘Nuk e kemi frikë Spanjën,’-është shprehur Griezman para gjysmëfinales në Evropian.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?